Qeveria do të financojë vetëm 4 përvjetorë të shqiptarëve

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qeveria do të financojë vetëm 4 përvjetorë të shqiptarëve

Mesazh nga Dewil prej Sun 26 Dec 2010 - 2:40



Shkup – Nga 40 propozimet për shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve të parapara me Programin e vitit 2011, vetëm 4 prej tyre janë nga historia dhe kultura shqiptare. Kështu, gjatë vitit të ardhshëm, propozohet që nën patronazh të shtetit të shënohet përvjetori i 100-të i botimit të gazetës së parë në gjuhën shqipe, “Shkupi“, 150 vjetori i lindjes së Gjerasim Qiriazit, 90 vjetori i lindjes së Mehmet Riza Gegës dhe një shekull nga lindja e shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni.
Të gjitha 36 propozimet tjera të Programit për shënimin e përvjetorëve, i takojnë historisë dhe kulturës së maqedonasve.
Propozim-programi për shënimin e përvjetorëve është gjetur para deputetëve-anëtarë të Komisionit parlamentar për kulturë, ku edhe ka marrë dritën jeshile.
Në mbledhjen e këtij komisioni kanë munguar deputetët e DR-së dhe LSDM-së.
Por, deputetja e DR-së, Flora Kadriu, përmes një deklarate me shkrim, i ka bërë të ditur arsyet për mospjesëmarrjen e saj në Komisionin për kulturë.
Kadriu ka thënë se mospjesëmarrja në mbledhje e sotme të këtij organi parlamentar, ku në rend të ditës ka qenë Programi për shënimin e përvjetorëve, ka pasuar pas refuzimit të iniciativës së saj për përfaqësimin e deputetëve shqiptarë të opozitës për përfaqësim në Komisionin për përpilimin e këtij programi.
“Ekzistojnë shumë ngjarje dhe persona eminent nga jeta historike dhe kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë që nuk janë përfshirë me këtë propozim-Program vjetor, andaj ne si grup deputetësh do të materializojmë propozimet dhe kërkesat tona me amendamente me qëllim të përmirësimit dhe plotësimit të përmbajtjes së këtij Propozimi ngaqë shënimi i përvjetorëve të ngjarjeve dhe personave eminent shqiptar janë lëshuar dhe nuk figurojnë në këtë Program”, ka deklaruar Kadriu.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi