Përdhoset flamuri shqiptar në një ndeshje basketbolli në Shkup

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përdhoset flamuri shqiptar në një ndeshje basketbolli në Shkup

Mesazh nga Dewil prej Sun 26 Dec 2010 - 3:32



Ajo që ndodhi para pak kohësh në Itali duke tronditur botën sportive, është përsëritur një ditë më parë, në ndeshjen e elitës së basketbollit vendor mes Rabotniçkit dhe Lirisë. Tifozët vendas që përkrahin klubin ‘Rabotniçki’ të njohur me emrin “City park boys” grisën flamurin kombëtar shqiptar dhe fyen në baza nacionale basketbollistët e “Lirisë” pas çerekut të parë të takimit, që luhej në palestrën sportive “Park” në Shkup, transmeton Alsat-m. Krahas asaj se në palestër kishte pjesëtarë të MPB-së të cilët siguronin këtë ndeshje, kujdestarët nuk kanë regjistruar kurfarë incidenti të tillë, thonë nga SPB Shkup.

“Nuk është regjistruar ndonjë incident djegieje apo grisjeje të flamurit” tha Liza Bendevska zëdhënëse e SPB Shkup.

Pamjet filmike për këtë incident thonë diçka tjetër nga ajo që thuhet zyrtarisht. Lidhur me incidentin, drejtuesit e klubit Liria do të takohen sonte në një mbledhje urgjente, për hapat që do të ndërmerren.

Presioni vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ndërsa shënjestër e tifozëve ishin basketbollistët amerikan që luajnë tek ‘Liria’ të cilët u ofenduan edhe në bazë racore. Urrejtja ndëretnike dhe racore u intensifikua në fund të ndeshjes. Basketbollistët e ‘Lirisë’ u sulmuan në dalje nga salla dhe u goditen me objekte të ndryshme. Në sitin zyrtar të FBM-së, nuk ka kurrfarë informate lidhur me këtë incident dhe tani duhet të priten vendimet e kësaj federate për këtë incident të rëndë. Ngjarja ndodh vetëm 3 muaj pas asaj kur huliganët serbë ndërprenë ndeshjen e futbollit Itali-Serbi, duke djegur flamurin shqiptar. Kësaj ngjarje shqiptarët që nga Tirana, Shkupi e Prishtina iu kundërpërgjigjën me protesta pranë ambasadave serbe. Ndërkohë FIFA e ndëshkoi Serbinë vetëm me një ndeshje pa publik, dhe një dënim në të holla.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi