Idriz Seferi

Shko poshtë

Idriz Seferi

Mesazh nga Geri prej Wed 22 Apr 2009 - 9:00

Idriz Seferi lindi në vitin në fshatin Sefer_(fshat)]Sefertë krahinës së Karadakuttë Shkupit dhe vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare.
Idriz Seferi lindi në fshatin Sefer në një familje me tradita patriotike. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.
Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës. Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betej at e Karadakut (Drenogllavës) e të Moraves. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.
Pikturë e Irdiz Seferit



Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbornëdhenj në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut.
Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

https://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi