Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000

Mesazh nga Geri prej Thu 13 Jan 2011 - 10:51


Gjatë intervistës në
emisionin “Top Sotry”, ish-ministri Dritan Prifti ka treguar për
presionet “mafioze” që janë ushtruar ndaj tij nga zëvendëskryeministri
Ilir Meta.


Prifti është shprehur se pikërisht
për shkak të këtyre presioneve ka regjistruar edhe bisedimet e
zhvilluara me kryetarin e LSI-së.

“Nuk kam pasur ndërmend t’i bëj presion Metës, por ka qenë detyra ime të
faktoja presionet mafioze që më ka bërë mua Meta për vite rresht. Që
kur mora detyrën ai më ka bërë një presion të jashtëzakonshëm duke
thënë: këtë tender këtij, këtë tender atij. Dhe unë e kam pasur për
detyrë të tregoj se me cfarë mafiozi kam pasur të bëj”, ka deklaruar
Prifti.

Duke konfirmuar autorësinë e videos së regjistruar, Prifti ka theksuar
se Meta ka bërë edhe shumë afera të tjera të paligjshme, që në kohën kur
ka qenë kryeministër.

“Ai ka një vit që mashtron dhe ia ka hedhur. Unë i kam qendruar pranë
pasi këto që tregova sot i kam regjistruar gjatë vitit të fundit. Videon
e kam regjistruar unë. Unë isha drejtor i KESH-it. 10 ditë u largova në
Amerikë dhe Meta mori në telefon nëndrejtorin dhe bleu 10 milionë
dollarë energji. U ktheva dhe e luftova këtë. Ndërkohë, në vitin 2001,
Meta më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Më duhet të blej disa
anëtarë të KPD-së tek PS, më gjej 500 mijë marka. Gjeji ku të duash”, ka
treguar Prifti.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi