Adem Jashari......

Shko poshtë

Adem Jashari......

Mesazh nga Geri prej Wed 22 Apr 2009 - 9:05





Emri:
Adem Mbiemri: Jashari Emri alternativ: Komandanti Legjendar Profesioni: ushtarak Ditëlindja: 28 nëntor,1955 Vendlindja: Prekaz Ditëvdekja: 6 mars, 1998 Vendvdekja: Prekaz Nënshtetësia: shqiptar


Adem Jashari lindi në PrekazDrenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festës së Flamurit,
që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një
festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e
pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa
të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë.
Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në
Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin
e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e
pushkëve që krisën për lindjen e Adem Jasharit po
shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj".
S'do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani
t'i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e
kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë
një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin
determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në
këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë
moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë
më të lavdishme të popullit shqiptar,
në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në
vazhdimësi në Prekazin e lavdive të
përsëritshme. Në festë me krisma e këngë
edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani
ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por
ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë,
ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e
pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave
28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore,
për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit,
por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të
largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti
vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e
fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po
rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të
mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim
të veçantë për armët, për të
bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i
interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe
ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar
nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë,
ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh,
ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë
në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem
Jashari kishte një interesim të veçantë për
Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës,
të atij brezi trimash, që në gjithë
shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri.
Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë,
Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar,
por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të
lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga
luftëtari të luftëtari me porosi, që të
përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e
kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e
përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo
vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke
përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga
Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që
i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të
Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha
mbuloi me turp njësinë speciale të policisë
beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera
që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella
në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe
çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të
betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të
vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore.
Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve
kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi
numrin e luftëtarëve të lirisë e të
pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës
çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë
dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981,
ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981,
të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe
popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e
lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim
magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen
politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës (UÇK). Adem Jashari dhe çeta
e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e
UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje
të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk
janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e
vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare
të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk
shkoi rastësisht në Shqipëri
për të përsosur artin e luftës, të cilin e
përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej
nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake
tregoi aftësi dhe cilësi të larta në
përvetësimin e artit të përdorimit të armeve
të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari,
ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me
optimizëm, prandaj sinçerisht e vendosmërisht nisi
angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e
luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk
ishin nisur në rrugën e luftës për liri për
hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan
sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e
Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo
grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur.
Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç
shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet
politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm,
besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë
dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po
bëhej pengesë e rrjedhave të reja të
historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve
liridashës. Kur në fund të vitit 1991,
në Kosovë po bëheshin arrestime të të
gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri,
Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe
të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se
çdo natë armiku mund t'iu trokaste në porta. Ai do
t'iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë
që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë
deri në fishekun e fundit
". Më fjalën e komandantit
u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do
të trokas në portën e Jasharëve. Ishte
mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991,
ku armiku me një makineri të tërë policore kishte
rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe
Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e
shokë apelit të armikut për dorëzim ju
përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime.
Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur
epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se
burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e
lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që
mund t'i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër
kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e
historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe
çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi
policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin,
në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj
shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i
rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte
të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po
bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte
në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk
mund t'i besonin trimërive e të bëmave të Adem
Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë
që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale
të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin,
por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë
mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë
e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse
ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të
UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë
të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e
cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do
të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do
të ndodhë me 22 janar 1997.
Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me
qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë
gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që
erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin.
Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e
Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin
që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i
bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem
Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe
largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i
lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin
të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur
luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e
poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin
lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas
disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet
për një sulm të përmasave të mëdha
policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në
mëngjesit e hershëm të 6 marsit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan.
Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe
policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e
Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e
rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të
hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë me armatim të
rëndë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e
kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe
çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta
që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i
armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe
herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë
Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë
për të vazhduar luftën për liri e pavarësi.
Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem
Jasharit nuk është vdekje është
përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër.
Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës
humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e
rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për
lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem
Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në
filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për
jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e
kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më
të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit
të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria
Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja
veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën,
veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa
të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Adem_Jashari
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Adem Jashari......

Mesazh nga engjell a djall prej Sun 26 Apr 2009 - 11:41

Qyqavicës në ato male
Zbret Ushtria Clirimtare,
Zbret ushria e fortë si guri
Djem Kosove e zemra burri.
--------------------------------------
A po ndieni ju bij t´kralicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K´tu flet vorri i Azem Bejtës.
---------------------------------------
N´Drenicë trima lindë prap Shqipnija
Kamer Losha e Ahmet Delija,
Lindin trima t´grykë e t´pushkës
Që mi ngjajnë Shaban Polluzhës.
-----------------------------------------
Lind shqiponja me krah´ prej zjarri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem, mbesa e nipa
Po mi dalin hasmit n´gryka.
--------------------------------------
Kush po i bie n´mal lahutes?
Adem trimi me krisma t´pushkës.
Kush ua qarti bajlozav ballin?
Adem trimi e Hamz Jashari.
.........................................

Nga kushtrimi i Prekazit
Kan dal trimat për liri,
Kan rrok armët e kan dalë malit
Për me e ba Shqipninë Shqipni!
..............................................

Po n´këtë luftë kush ish ma i pari
Trim mbi trimat Adem Jashari,
Sa t´jet´ jeta me jetu
Vorri i Tij ska me u rrafshu.

KUSHTUAR DRENICES

Kadal shkja mos merr yrysh,
se s`ke pyt bab as babgjysh
s`te kishin lan n`Drenice ne hy
vjen me tenke e kthehesh pa kry

jo, ketu s`eshte bosna sa srebrenica
por kjo ashte Kosova dhe Drenica
ketu jan trojet e Ahmet Delis
ball per ball kunder serbis

Oj Drenice djepi i liris
oj Shqiponja e Shqiptaris
gjithmone rrite trima me zemer
Shqiptaris i kan dhan emer

me zjarr ne gji e zemer guri
padrejtsit e zeza si durove kurr
hej, rrnofsh e qofsh ti moj flamurtare
gjithmon e nderove nanen Shqiptare

Dikur ne Kosove kur sundonin shkijet
Drenicak skan lan kurr me hyp n`pushtet
ane e mban Kosoves paten ba zullum
por Drenices kreshnike gjithmone pak ma shume.

Luftrat shekullore ne Kosove qe jan zhvillu
trimat e Drenices t`part ja kan fillu
luftun keta trima me PUSHKE dite dhe nate
vdiqen herojkisht burrat edhe grate

hej rrnofsh e qofsh Drenice
ti moj trev kreshnike
qe Kosoves nane
gjithmone ftyren ja ndrite
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi