21-vjecari plagos me thike 4 bashkemoshatare

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21-vjecari plagos me thike 4 bashkemoshatare

Mesazh nga Geri prej Fri 8 May 2009 - 12:11



Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit, pasi
dyshohet se ka plagosur me thikë katër të rinj gjatë një sherri.
Katër të rinjtë kishin pasur një konflikt disa ditë më parë me Arnold
Sulajn, i cili kur është përplasur për herë të dytë me ta, nuk i ka
kursyer duke
i qëlluar me thikë. Burimet policore shpjeguan se ngjarja është
regjistruar rreth orës 22:30 të së martës, në Rrugën e Kavajës.
Komisariati Nr. 2
është njoftuar për këtë ngjarje pak minuta më vonë, duke u informuar se
katër persona ishin plagosur në rrugën e lartpërmendur, sapo kalon
kryqëzimin
e “21 Dhjetorit”, pranë një tuneli pallati. Me t‘u njoftuar në
vendngjarje kanë shkuar dy patrulla policie, të cilët kanë dërguar të
plagosurit drejt
spitalit. Nga të dhënat hetimore është zbuluar se të plagosur kanë
mbetur Alfriord Bakiasi, vëllezërit Vasil dhe Enver Elezi, dhe Denald
Nina, ku dy
të parët janë nga 22 vjeç dhe dy të tjerët 25 vjeç. Mjekët e spitalit
treguan se atyre iu dhanë mjekimet e duhura dhe kishin marrë plagë të
lehta,
ndërsa më vonë u morën në pyetje nga policia. Ata deklaruan se ishin
plagosur nga 21-vjeçari Sulaj dhe mendohet për një sherr të ndodhur
disa ditë më
parë. Policia tha se autori është shpallur në kërkim.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi