Trieste, bllokohen ne traget 170 shqiptare

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Trieste, bllokohen ne traget 170 shqiptare

Mesazh nga Geri prej Fri 8 May 2009 - 12:11



Ne portin e Triestes, nje grup prej 170 shtetasish shqiptare ka mbetur
i bllokuar ne tragetin “Venezia” pasi ka udhetuar nga Durresi drejt
Italise.
Policia kufitare dhe rojet bregdetare kane hasur parregullsi ne
dokumentat e te rinjve shqiptare, shumica e te cileve deklarojne se
jane studente.
Sipas burimeve te autoriteteve italiane, personat ne fjale do te
shkonin ne Slloveni dhe jane te pajisur me viza nga ambasada hungareze
ne Tirane.

Por perfaqesia hungareze duket se ka anuluar vizat e dhena pikerisht gjate kohes qe trageti ishte ne lundrim drejt Triestes.
Prandaj
policia italiane, pasi ka zbritur nga trageti personat me dokumenta te
rregullta dhe po i mban ende te rinjte ne bordin e tragetit.
Burime te kapitanerise se portit te Triestes konfirmuan per Top Channel
se gjendja eshte ende e pandryshuar dhe se mund te mbetet pezull edhe
gjate
nates.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trieste, bllokohen ne traget 170 shqiptare

Mesazh nga Geri prej Fri 8 May 2009 - 22:01

Trieste, studentet shqiptare do te kthehen



Duket
se nuk do te arrijne te zbresin ne token italiane 157 studentet
shqiptare qe ndodhen te bllokuar ne tragetin “Venezia” ne portin e
Triestes.

Autoritetet portuale
italiane nuk kane lejuar futjen e tyre ne territorin e vendit sepse
vizat e marra nga ambasada hungareze ne Tirane paraqesin parregullsi. Policia
portuale e Triestes konfirmoi per Top Channel se sinjalizimi i ka
mberritur nga pala hungareze, ndersa anija ishte ne lundrim drejt
Italise. “Praktikisht - deklaroi drejtuesi i kesaj pike kufitare
detare - u gjendem ne pozite te detyruar, vizat “Shengen” te marra nga
grupi i studenteve kishin humbur vleren para se ata te mberrinin ne
Itali”. “Gjate intervistimit individual te studenteve disa
kishin dhene si destinacion Spanjen apo vende te tjera e kjo ka shtuar
dyshimet mbi ta”, shtoi ai. Rasti eshte ndjekur edhe nga
perfaqesia jone diplomatike ne Itali. Pervec kontakteve te vazhdueshme
te ambasades se Romes, nje nga konsujt shqiptare te Milanos ka shkuar
ne Triste per te ndjekur nga afer gjendjen e cila gjithsesi duket se
nuk mund te kete zgjidhje tjeter vecse kthimin e studenteve ne Shqiperi.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi