Demonstrata, në rrugë edhe antiterrori

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Demonstrata, në rrugë edhe antiterrori

Mesazh nga Geri prej Thu 20 Jan 2011 - 10:35


Kur kanë mbetur pak
orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës në Tiranë, policia e
kryeqytetit harton një plan masash të detajuar, duke përfshirë përvec
policisë së rendit edhe ata të krimeve, rrugorët apo edhe të një sektori
që s’ka lidhje me protestat, sikurse është antiterrori.


Nga burime jozyrtare mësohet se nuk
do ketë bllokim të rrugëve para protestës, pasi ky bllokim do të bëhet
të premten në varësi të vërshimit të njerëzve.

Po ashtu, mësohet se një plan masash i është servirur policisë së
Tiranës nga Policia e Shtetit dhe pjesa tjetër është plotësuar nga vetë
policia e këtij qarku, si dhe komisariatet.

Mësohet gjithashtu se policia e Tiranës, përvec efektivave të saj ka
kërkuar ndihmë dhe do të ketë me shërbime në Tiranë edhe punonjës
policie nga rrethet e tjera.

Numri i efektivave që do të shërbejnë për sigurimin e rendit dhe
qetësisë publike mbahet sekret, ashtu sikurse edhe plani i masave.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha tha për mediat se, nëse do ketë
persona që do cënojnë rendin, ata do të dalin para përgjegjësisë.

“Ky është një vend i lirë dhe qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në
mënyrë paqësore, ndërsa policia ka për detyrë të garantojë rendin në
këtë protestë paqësore. Kush shkel ligjin, do të përballet me forcën e
ligjit”, deklaroi Basha.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi