“Shqiptari” triumfon në “Max Ophüls” të Gjermanisë

Shko poshtë

“Shqiptari” triumfon në “Max Ophüls” të Gjermanisë

Mesazh nga Vizitor prej Thu 27 Jan 2011 - 22:07


Filmi “Shqiptari” (Der Albaner) i regjisorit gjerman Johannes
Naber, ka fituar çmimin e parë në edicionin e 32-të të festivalit të
filmit “Max Ophüls” në Gjermani.
“Shqiptari” rrëfen jetën e një emigranti shqiptar nga Tropoja, i cili ia mësyn Gjermanisë për të fituar 10 mijë euro.
Paratë i duhen për të paguar “çmimin” e martesës me vajzën që
dashuron. Në të kundërtën, familja do ta martonte vajzën me një tjetër
djalë, i cili është i gatshëm të paguajë këtë shumë. Filmi, produksion
shqiptaro-gjerman, i ka përfunduar xhirimet në të dyja vendet në
Shqipëri dhe në Gjermani. Në rolin kryesor luan aktori Nik Xhelilaj. Me
interpretimin në filmin “Shqiptari”, Xhelilaj ka zënë vend në listën e
10 aktorëve të rinj më të mirë në Europë.
Në arsyetimin e jurisë që ka ndarë çmimin e parë për “Shqiptarin”,
siç njoftojnë mediat shqiptare, “ky film tregon në mënyrë koherente dhe
me një kinematografi të veçantë udhëtimin e një shqiptari të dëshpëruar
në Gjermani për të gjetur paratë, për të bërë pajën e vajzës që
dashuron, me të cilën do të martohet”.
Më parë “Shqiptari” i Johannes Naber ka fituar edhe çmime të tjera.
Në mesin e tyre, Çmimin për aktorin më të mirë dhe Çmimin special të
jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, Çmimi për aktorin
më të mirë në Festivalin e Filmit në Antalia, Çmimin special në
festivalin ndërkombëtar të filmit në Prishtinë “PriFilmFest”.
Përveç Xhelilajt në “Shqiptari” luajnë Xhejlane Terbunja, Yllka Mujo,
Guljem Radoja, Bruno Shllaku, Julian Deda, Çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime
Lajçi, Vasillaq Godo, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, etj.
Skenari i këtij filmi është shkruar nga pesë skenaristë, mes tyre edhe
Andeta Spahivogli dhe vetë regjisori i filmit.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi