Përdorimi i rregullt i aspirinës mund të ndalojë lloje të ndryshme kanceri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përdorimi i rregullt i aspirinës mund të ndalojë lloje të ndryshme kanceri

Mesazh nga Vizitor prej Sat 29 Jan 2011 - 5:58


Përdorimi i rregullt i një doze të ulët të aspirinës në moshën e
mesme mund të ndalojë lloje të ndryshme kanceri - kjo sipas një studimi
të ri britanik me mjekë të Universiteti Oxford.
Studiuesit
thonë se pas marrjes së aspirinës për dy dekada, rreziku i vdekjes nga
kanceri i prostatës apo i mushkërive do të ishte 20 përqind më i ulët.
Ilaçi që është zbuluar shumë kohë më parë duket si i parëndësishëm.
Aspirina përdoret rregullisht nga pacientët me kolesterol të lartë,
tension të lartë apo diabet dhe dihet që ndihmon në pakësimin e
goditjeve në zemër dhe hemorragjisë cerebrale.
Analizat e reja të publikuara nga revista mjekësore Lancet ndoqi tetë
prova klinike me 25 mijë pjesëmarrës. Studimi thotë se aspirina ul
rrezikun e vdekjeve nga kanceri me gati një të tretën. Mjekët megjithatë
paralajmërojnë se një aspirinë në ditë nuk spraps efektet që vijnë nga
mbipesha, duhani apo mungesa e fiskulturës./VoA/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi