Çfarë është gripi i derrave?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çfarë është gripi i derrave?

Mesazh nga Geri prej Sat 9 May 2009 - 2:41



Është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e
shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale
tek kjo
kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo
sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në
vitet ‘30 të
shekullit të shkuar.
Xheladin Ujkani, “Kisskoms”

Ky tekst botohet pas konsultimit të Organizatës “Kiscoms” me zyrën e
OBSH-s në Prishtinë dhe me Prof. Dr. Isme Humolli- Drejtoreshë e
Institutit të
Epidemiologjisë në IKSHPK

Ç'është gripi i derrave?

Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga
virusi i tipit A. Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave,
por
infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është
raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.



A sëmurën njerëzit nga gripi i derrave?

Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni
ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të
derrave
përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh
përhapja e virusit.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz?

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të
zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje
koke dhe
plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja.
Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz?

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i
zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në
tjetrin
gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.
Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.
Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek
personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe
shtatë
ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.



Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë mishin e derrit?

Jo, virusi i gripit te derrit nuk transmetohet në ushqim; nuk mund të
infektohesh nga gripi i derrit duke ngrënë mishin ose produktet që kemi
prej
tij. Mishi mund të hahet i gatuar në mënyrë të kujdesshme, duke gatuar
në temperature 70-80 gradë. Viruset e gripit të derrit ashtu si dhe
bakteret e
viruset e gjallesave të tjera nuk u rezistojnë dot temperaturave të
larta.

Si parandalohet gripi i derrave?

Nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave, por sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:

* Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
* Hedhe në vend të sigurt facoletën pas përdorimit.
* Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve.
* Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.
* Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi.
* Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike,
qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Këshilla për të sëmurët?
* Pini më shumë lëngje,
* Pushoni,
* Merrni ushqim cilësor me vitamina.

Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit
nga ana e mjekut. Terapia në fjalë është e suksesshme nëse merret sa më
shpejt
pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes.

Vërejtje:

Autoritet shëndetësore kosovare kanë ndërmarrë të gjitha masat për
parandalimin e përhapjes së mundshme të gripit të derrave dhe për këtë
arsye nuk ka
vend për panik.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi