Parandaloni herpesin gjenital

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Parandaloni herpesin gjenital

Mesazh nga Geri prej Sat 9 May 2009 - 2:43



Herpesi gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft
e shpeshtë. Mjekët tërheqin vëmendjen të trajtohet në kohë, sepse
sëmundja mund
të bëhet kronike dhe të shkaktojë ndërlikime serioze.
Çfarë është herpesi gjenital?

Ky është një lloj infeksioni që transmetohet në rrugë seksuale. Numri i
bartësve me herpes gjenital po rritet nga viti në vit. Llogaritet se
raporti i
kësaj sëmundjeje është 1 me 4 me gonokokët. Vlen të theksohet se
herpesi gjenital shoqërohet me një sërë sëmundjesh të tjera si:
trikomonas, klamida,
sifiliz, gonokokët, kandida.

Nga se shkaktohet?

Shkaktari është herpes virus simplex (HSR) që përmbledh HSr1 dhe HSr2,
herpezoster, virusin pseudorobik. Në përgjithësi HSr2 është shkaktari i
herpesit gjenital dhe anal, kurse HRs1 prek kryesisht mukozat bukale
(të gojës).

Si shfaqet sëmundja?

Periudha e inkubacionit është 3-20 ditë dhe fillimisht shfaqet me
prurit (të kruara), djegie dhe dhimbje. Brenda disa ditësh shfaqet
vezikat (puçrra
të vogla), që paraqiten të vogla sa një kokë gjilpëre të grupuara me
likid në fillim transparentë dhe më vonë bëhet me qelb. Këto
zëvendësohen me kore
dhe në fund me ndryshim të ngjyrës në vendin ku shfaqet dëmtimi
(pigmentacion).

Si shfaqet herpesi gjenital i tipit 2?

Ky lloj herpesi shfaqet ndryshe te meshkujt dhe te femrat. Kështu te
meshkujt preken kryesisht mukozat e glandulës. Kur herpesi prek
uretrën,
mashkulli ndjen dhimbje të ngjashme të gonorresë, gjatë aktit seksual.
Ndërsa te femrat lezionet (dëmtimet) janë në mukozat e labilave të
mëdha dhe të
vogla në regjionin anal dhe vaginë, në qafën e uterusit. Mukoza është e
kuqe, fillojnë erozionet, ulçeracionet dhe fisurat. Zgjatja mesatare e
eliminimit të virusit që nga shfaqja e lezioneve deri në kulturën e
fundit pozitive është rreth 11 ditë. Në 30% të rasteve ka dhe shenja me
edemapati
inguinale (zmadhim i gjëndrave në fund të barkut). Në 2-3% të rasteve
mund të shoqërohet me shenja meningiale, dhimbje koke, fotofobi
(mosdurim i
dritës), rigititet të qafës (ngurtësim të qafës).

Po herpesi tip 1 si shfaqet?

Infeksioni primar ndodh te fëmijët në 60% të rasteve me formë të
fshehtë, paraqitet me puçrra në zonën e hundës, mishrave të dhëmbëve
dhe me
temperaturë të lartë deri në 40 gradë. Kjo formë zakonisht shërohet pa
trajtim brenda 7-12 ditësh.

Ndodh që herpesi të përsëritet?

Rreth 2/3 e të sëmurëve që shfaqin primo infeksion gjenital shërohen pa
u mjekuar, kurse pjesa tjetër vazhdojnë të jenë mbartës të virusit në
organizëm. Këto raste përfundojnë të bëhen kronikë. Shpesh diagnoza
vështirësohet pasi herpesi gjenital shoqërohet me infeksion dytësor.

Herpesi gjenital mund të shfaqet gjatë shtatzënisë

Herpesi gjenital është i shpeshtë te gratë shtatzëna. Pjesa më e madh e
infeksioneve intrauterine çojnë në vdekje të fetusit. Rreziku i
transmetimit
të sëmundjes nga nëna e sëmurë te fëmija gjatë lindjes në rrugë
natyrale është 50%.

Si mund të diagnostikohet sëmundja?

Në shumicën e rasteve diagnoza klinike është e qartë dhe konfirmohet
nga ekzaminimi direkt i rezultateve. Në rastet pa simptoma klinike mund

nevojitet diagnostikimi etiologjik.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi