Helmet që prodhon ngrohtësia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Helmet që prodhon ngrohtësia

Mesazh nga Geri prej Sat 9 May 2009 - 2:45



A e dije se zjarri dhe temperaturat e larta transformojnë ushqimet?
Nganjëherë bëhen të rrezikshme për shëndetin, herë të tjera thjeshtë
humbasin
aftësitë e tyre ushqyese. Por mund të riparohet duke zgjedhur mënyrat e
zierjes më të përshtatshme. Dhe jo vetëm kaq.
Mishi e peshku janë burimet më të rëndësishme të proteinave të
kafshëve. Përfaqësojnë "gatimin e dytë" të shkëlqyer me të cilin mund
të përgatiten
mijëra receta.

Por kujdes: jo të gjitha mënyrat e gatimit janë njësoj të shëndetshme.
Kështu rrezikon të blesh peshk ose mish të freskët dhe pas gatimit të
hani mish
pak ushqyes ose proteina toksik.

Grilë, jo djegës

E çfarë gjëje mund të jetë më e shijshme se mishi ose peshku i pjekur
në grilë? Mëkat që kjo metodë pjekjeje, kaq e aftë për të dhuruar
shije, fsheh
në realitet disa probleme.

Nëse ushqimi nuk është i pjekur mirë mund të formohet një substancë
potencialisht kancerogjene: besropireni. Besropireni i ngjan dioksinës
së famshme
dhe të dy bëjnë pjesë në grupin e te ashtuquajturve "hidrokarbure
policilike aromatike".

Bëhet fjalë për substanca që provokojnë mutacione në ADN të qelizave,
duke shkaktuar edhe pse në raste të rralla forma të ndryshme tumori.

- Në pjekjen me grilë besropireni mund të formohet në tre mënyra të
ndryshme: kur flaka arrin të preki drejt për së drejti mishin ose
peshkun, duke i
djegur; kur yndyra e ushqimit pikon mbi zjarr; kur prushi nxjerr tym,
fazë klasike kur drunjtë fillojnë të fiken.



Çfarë duhet bërë

1. Mishi nuk duhet vendosur mbi grilë kur ka shumë tym. Dhe kurrë në kontakt me flakën e gjallë.

2. Prefero mish e peshk pa dhjam sepse pikon më pak yndyrë.

3. Pulës e peshkut, në fund të pjekjes, eliminoji lëkurën: pikërisht aty mund të përqendrohen substanca të rrezikshme.

4. Prit gjithmonë pjesët e djegura para se ta servirësh në tavolinë.

5. Nëse po gatuan për fëmijët dhe do shmangësh çdo rrezik, mund ta
rrethosh mishin me letër alumini dhe pastaj ta vendosësh mbi grilë.

Shumë tym

Adhuron hamburgerët? Atëherë evito ta pjekësh mbi zjarr të fortë.
Kujdes edhe nga tymi i zi që lëshohet kur bie yndyra: përmban
besropiren.

Skuqje: kujdes nga yndyrat e skuqjes

Pulë e skuqur, perime. Gjëra që të joshin por të shtynë edhe të
rrezikosh. Përse? Në radhë të parë thithin sasi të mëdha yndyre, që
është në këtë lloj
gatimi elementi që i transmeton ngrohtësinë ushqimit dhe e pjek.

Gatimet me skuqje thithin yndyra të skuqjes deri në 30% të peshës së
tyre. Dhe meqë çdo gram yndyrë ka 9 kalori, vlera energjetike ngjitet
në yje.

Por ngritja e problemit të kolesterolit në gjak nuk është i vetmi
problem. Vajrat e yndyrat janë substanca shumë të ndjeshme ndaj
nxehtësisë. Dhe nëse
çohen në temperatura të larta, pësojnë modifikime.

Shkaktohen reaksione kimike që çojnë në formimin e substancave toksike
ndër të cilat qelizat e lira. Rreziku rritet nëse vajrat që përdoren
nuk janë
të aftë t’u rezistojnë temperaturave të larta. Vajrat më të mirë janë
ai i ullirit ose i kikirikut.



Çfarë duhet bërë?

1. Nëse harron vajin mbi zjarr dhe lëshon tym, hidhe.

2. Ripërdor vetëm një herë vajin që' ke skuqur për disa minuta. Pas përdorimit filtroje dhe fute në shishe.

Furra: kurrë temperatura tepër të larta

- Edhe nëse temperatura e furrës shkon në 200 gradë celcius, derisa
ushqimi të mbetet i njomë temperatura e tij e brendshme nuk i kalon 100
gradë.
Motivi?

Ushqimi nuk digjet sepse energjia e ngrohtësisë është përdorur në
procesin e avullimit të ujit. Kur ushqimi thahet shumë, rrezikon të
digjet dhe të
formojë substanca toksike (qeliza të lira) ose kancerogjene
(besropireni).

Çfarë duhet bërë?

1. Mos e ndiz furrën në temperatura më të la 180 gradë dhe kujdes me kohën e pjekjes.

2. Elimino pjesët e djegura të ushqimit dh hiqi pjesët që forcohen shumë.

Mikrovalë: rrezik higjiene

Me një furrë që përdor energji të valëve elektromagnetike për të
krijuar nxehtësi ekziston problemi mikrobiologjik. Gjëja jo e mirë e
mikrovalës është
se ngroh në mënyrë jo komplet homogjene.

Rreziku është se jo në të gjitha pikat e ushqimit arrihet temperatura,
që shkatërron bakteret si salmonella etj. Kjo vlen edhe për ushqimet e
pjekura
që ruhen për ditë të tëra në frigorifer: kalimi në mikrovalë nuk është
një garanci higjiene.

Çfarë duhet bërë

1. Zgjidh modele furre që parashikojnë sisteme si pjatë rrotulluese, të cilat ngrohin në mënyrë homogjene ushqimin.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi