Me jetese te mire parandaloni kancerin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Me jetese te mire parandaloni kancerin

Mesazh nga Dionisa prej Sat 9 May 2009 - 2:58

Kanceri është sëmundje nga e cila të gjithë frikësohen. Ndonëse krijimi i tij nuk është shpjeguar deri në fund, dihet se trashëgimia është faktor i rëndësishëm. Megjithatë, vetëm një pjesë e njerëzve që kanë predispozita gjenetike për kancer të caktuar përfundimisht edhe sëmurën, përderisa të tjerët mbesin të shëndetshëm pavarësisht nga gjeni. Dallime mes të sëmurëve dhe të shëndoshëve kryesisht është në shprehitë e jetës.

Pothuajse çdo javë mediat na informojnë për studime shëndetësore që tregojnë se për preventivë nga kanceri duhen konsumuar 3 herë në javë perime dhe pesë herë pemë. Kur do t’iu kishim përmbajtur të gjitha këtyre këshillave do të arrinin në absurditet se gjatë dihas duhet konsumuar 17 shujta të përbëra nga 53 zarzavate të ndryshme. Por kjo s’do të thotë se duhet mbyllur sytë para këtyre këshillave të cilat i dëshmuan qindra studime se për jetë të shëndetshme luan rol ushqimi i shëndetshëm.

Shumica e njerëzve ushqimin e shëndosh, mjaft gjumë dhe aktivitetin fizik e lidhin me shëndetin e zemrës apo preventivë ndaj trashjes, por është pak si më e vështirë të besohet se me jetë të rregulluar mund të zvogëlojmë edhe gjasat nga kanceri i zorrës së trashë apo lukthi. Sado që ne filozofojmë dhe refuzojmë këshillat, statistikat tregojnë se njerëzit të cilët respektojnë të gjitha aspektet e shprehive të shëndosha të jetës kanë gjasa të mëdha të vdesin në pleqëri të thellë, përderisa ata të cilët tërë ditën e kalojnë në zyre, nën stres dhe duke u ushqyer me pizza dhe ushqime të ngjashme kanë më shumë gjasa të sëmuren nga kanceri.

Hulumtimet strikte dhe serioze të kryera në disa shtete, ku morën pjesë ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, padyshim treguan se me shprehi të shëndosha mund të parandalojmë 1/3 e kancerëve më të shpeshtë. Të gjitha këto do të duhej të jenë nxitje që të pyesin se cilën prej 100 këshillave duhet zgjedhur nëse do të donim të zvogëlojmë rrezikun nga kanceri. Për preventivë të kancerit në gji dhe zorrës së trashë më të rëndësishmet janë ushtrimet fizike dhe ushqimi madje në atë masë saqë 40 për qind e kancerit mund të parandalohet me shtrime të rregullta dhe ushqim që bazohet ne pemë dhe perime dhe drithëra. Sasitë e mëdha të mishit, sidomos ato prodhime të thata, si duken janë negativët kryesorë kur bëhet fjalë për kancer të zorrës së trashë. Kjo s’do të thotë se duhet hequr dorë nga mishi, por ndonjë shujtë me mish ta zëvendësojmë me perime apo të zvogëlojmë copën e mishit në pjatë, sidomos të atij të kuq.

Mungesa e pemëve dhe perimeve do të thotë mungesë e anti-oksidantëve të rëndësishëm, pa të cilët radikalët e lirë në trup mund ta paralajmërojnë sulm, e kjo do të thotë rrezik i shtuar e gjasave për shumicën e kancerëve: të lukthit, mitrës, prostatës, veshkave, mushkërive... Përveç ushqimit, shumicën do ta befasojë se lart në listë renditet edhe metoda e efektshme për parandalimin e kancerit, gjumi gjatë ditës. Ngase shumica e njerëzve shkaku i punës apo shkollës nuk mund t’ia ofrojnë vetës këtë kënaqësi këshillojmë përshtatjen në formën e meditimit apo formë të ngjashme të relaksit të thellë. 10 minuta të pauzës së tillë do të jenë të mjaftueshme për lirim nga stresi i grumbulluar, rehabilitim të organizmit dhe mbledhje të forcës për pjesën e mbetur të ditës.
Përgjithësisht, në kulturën e sotme pushimi dhe gjumi nënvlerësohen andaj kultura perëndimore tashmë me vite quhet kulturë e njerëzve pagjumë. Nuk ka rëndësi se sa flenë, por edhe kur, andaj janë më të shëndetshëm ata që kanë strukturë më të fuqishme të gjumit, respektivisht të gjithë ata të cilët së paku pesë ditë në javë flenë mes 23 orë dhe 1 pas mesnate, dhe zgjohen mes 6 dhe 9 në mëngjes.

Pjesëtarët e profesioneve artistike dhe të lira kanë prirje që ta ndërrojnë ditën me natë, janë të bindur se gjatë natës janë më kreativ. Në kreativitet s’do të përzihem ndonëse ky pohim në disa studime është dëshmuar si i pavërtetë, por nëse flini 10 orë në ditë por në kohë të keqe edhe trupin edhe mendjen e ekspozoni ndaj përpjekjeve të panevojshme.
Orari i mirë i obligimeve ditore dhe pushimi kualitativ janë shumë të rëndësishëm për luftën e suksesshme kundër stresit, ndërsa lidhja mes stresit dhe kancerit njihet qëmoti. Kurrsesi mos i anashkaloni ushtrimet fizike.
avatar
Dionisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 168
 <b>Piket</b> Piket : 178
Regjistruar : 09/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi