Kubica flet: Do të rikthehem më i fortë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kubica flet: Do të rikthehem më i fortë

Mesazh nga Geri prej Fri 11 Feb 2011 - 7:24


Piloti
i Formulës 1, Robert Kubica, nuk mund të heqë dorë nga garat, edhe
atëherë kur dergjet në shtrat me fraktura të shumëfishta në trup.

Polaku, i cili më
vonë gjatë ditës do t’i nënshtrohet një operacioni për të ngjitur
kockat e legenit, dha një intervistë të shkurtër për të përditshmen “La
Gazzetta dello Sport”.

”Gishtat funskionojnë, i ndiej. Edhe krahu funksionon, por tani duhet
të më operojnë dhe vetëm më vonë do t’a di me siguri”, deklaroi Kubica,
shumë i kthjellët, pavarësisht se ndodhet nën efektin e qetësuesve.

”Më vjen keq për atë që ndodhi, por nuk mbaj mend asgjë. Di vetëm ato
që më ka thënë agjenti im Daniele Morelli. Erdhën prindërit e mi nga
Polonia, por përsëri u kthyen, sepse nuk mund të rrinin më gjatë.

Më vjen keq sidomos për nënën, të cilën e kam bërë të vuajë shumë me
këtë aksident. Kam pak dhembje, por më japin qetësues dhe pas
operacionit të fundit, do të nisë numërimi mbrapsht për rikthimin tim
në pistë.

Pas këtyre aksidenteve përmirësohesh. Më kishte ndodhur më parë edhe në
vitin 2007, pas goditjes në Kanada, ku aftësi dhe motivacione të reja
dolën në pah. Pas kësaj ngjarje, jam i sigurt se do të kthehem më i
fortë si pilot.

Jam i bindur se mund t’ia dal të rikthehem brenda vitit dhe krahun e
djathtë e ndiej më mirë tani se sa kur përpara shtatë vitesh më
përplasi një i dehur me makinë”.

Nga krevati i tij, Kubica shpjegoi edhe përse zgjodhi të garonte në një
garë reli. “Edhe unë e kam pyetur veten pëse duhet ta bëja, por të
shërben për stërvitjen në Formulën 1, të ndihmon në përqendrimin. A do
të garoj sërish në reli? Të shohim”.

Në fund, një koment për vizitat e shumta. “Ishte diçka e bukur të
shihja Briatore-n, një njeri i shkëlqyer. Pastaj, nga pilotët kanë
ardhur këtu Alonso, Lopez, Petrov, Alesi, Liuzzi. Diçka e bukur, pasi
në botën e Formulës 1 asnjëherë nuk je në gjendje të kuptosh realisht
fytyrën e vërtetë të njerëzve”.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi