Nik Xhelilaj fiton çmimin “Shooting Stars”

Shko poshtë

Nik Xhelilaj fiton çmimin “Shooting Stars”

Mesazh nga Vizitor prej Thu 17 Feb 2011 - 6:55


Nik Xhelilaj ka qenë në mesin e fituesve të çmimit “Shooting
Star” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Festivalin e Filmit në
Berlin.
Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ishte në mesin e 10
talenteve të aktrimit evropian që u nderuan për punën e jashtëzakonshme
në filma gjatë natës së mbrëmshme të Berlinales.
28 vjeçari, siç argumentoi në emër të jurisë aktorja gjermane Heike
Makatsch, tek portreti i Benit në filmin "Shqiptari" i sjell të dyja, si
intensitetin ashtu edhe butësinë, duke i dhënë kështu rolit një
kompleksitet befasues.
Ishte Ralph Fines, i njohur sidomos për rolin kryesor në filmin
“Pacienti anglez”, ai që u dorëzoi dhjetë talenteve të reja skulpturën e
sponsorizuar nga Studioja e Babelsbergut, duke u bërë kështu mentori i
tyre për një natë.
Publiku i Berlinales do të ketë rastin ta shohë Nik Xhelilajn ditën e
diel, 20 shkurt, në kuadër të serisë "Perspektiva e Filmit Gjerman", ku
do të shfaqet edhe filmi "Shqiptari". Në fillim të vitit ky film u
shpall fitues i çmimit Max Ophuels. /Shekulli/Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi