Shqipëria për herë të parë në festivalin e filmit në Berlin

Shko poshtë

Shqipëria për herë të parë në festivalin e filmit në Berlin

Mesazh nga Vizitor prej Thu 17 Feb 2011 - 6:56


Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Më datë 12 dhe 13, është shfaqur premierë filmi “Amnistia” i
regjisorit Bujar Alimani. Gjithashtu në këtë festival pritet të
konkurrojë edhe filmi tjetër shqiptar “Falja e Gjakut”, me regjisorin
gjerman Joshua Marston, që do të shfaqet premierë në 18, 19 dhe 20
shkurt.
Në konkurrim është edhe filmi “Shqiptari”, fitues i disa çmimeve, i
cili merr pjesë në seksionin Perspektiva e Kinemasë Gjermane të
Berlinales dhe do të shfaqet mbrëmjen e 20 shkurtit. “Shqiptari” i
regjisorit Johannes Naber, me aktoret Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja,
Ivan Shvedoff, Amos Zaharia etj, rrëfen historinë e një të riu që
emigron në Gjermani për të siguruar para për pajën e vajzës me të cilën
do të martohet.
Aktori Nik Xhelilaj është gjithashtu i pranishëm në Berlinale si një
nga 10 talentet e aktrimit evropian “Shooting Stars”, me rolin e tij si
protagonist në filmin “Shqiptari”. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në
Berlin, është një nga tre festivalet më të rëndësishme në Evropë. Ky
edicion është i 6-ti në historinë e këtij festivali, që çdo vit shfaq
rreth 40 filma nga 128 vende të botës./Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi