Demostrata: Na mohohet demokracia

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Demostrata: Na mohohet demokracia

Mesazh nga Geri prej Fri 18 Feb 2011 - 5:01


Kryetari
i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri ka deklaruar se shqiptarëve po
u mohohet demokracia nga regjimi në pushtet, duke folur në protestën e
opozitës që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


“Ne minatorët
ishim në pararojë të demonstratave dhe sot më duhet t’u kërkoj falje
sepse ishim ne punonjësit e Tiranës që sollëm në pushtet Sali Berishën.
Ne nuk deshëm të sjellim Saliun, por luftuam që në Shqipëri të vijë
demokracia, ajo që na mohohet pikërisht nga Sali Berisha dhe
korrupsioni i tij. Si diktator që është nuk rri dot pa udhëruar
dordolecin që ka vënë në krye të policisë që të rrihte qytetarët e
pafajshëm”, tha Xibri.

“Ky është një regjim që ka frikë nga çadrat e popullit, është një
regjim që i ka hyrë lepuri në barkë, sepse i ka hyrë popullit në hakë.
Sali Berisha sot e ka mbushur kupën, prandaj u bëj një premtim se do të
jemi në çdo rrugë dhe shesh duke protestuar, derisa ta largojmë këtë
diktator që vret shqiptarë të pafajshëm vetëm se protestojnë. Sali
Berisha nuk na tremb dot më, as mua, as minatorët. Bën mirë të kuptosh
se të ka ardhur fundi. Largohu se nuk mbahet pushteti duke rrahur
qytetarët. Largohu Sali Berisha se populli nuk të do më”, theksoi
Xibri.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi