Diabeti- keshillat e fundit te mjekeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Diabeti- keshillat e fundit te mjekeve

Mesazh nga Merisa prej Sat 9 May 2009 - 9:52

Ilaçet që e kurojnë sëmundjen, pse krijohet ajo. Grupmoshat e prekura

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë, sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetësës.
Tipat e diabetit
Diabeti ndahet në dy tipa në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I, ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II, kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lëkurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është fifty-fifty, pra një pjesë e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidente që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë. Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Në këtë kuadër si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqeri është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetësës, për shembull aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha dhe dhjamosja), që është “miku” më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapisë medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majhoshe me përdorim të kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore (dhjamërat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumërave.
Rekomandimet
Si përfundim, për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetësës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes së individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetësës. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist.

Këshillat

1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Ilaçet
1-Tiazolidinedionet - Veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
2-Glinidet - Ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3-Akarboza - Është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.

INSULINA - E REJA DHE E VJETRA
Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin tipi 1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin tipi 2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29% e diabetikëve të tipit 2 mjekohen me injeksione insulinë. Dihet se praktikisht diabeti tipi 2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë, që duhet patjetër injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës dhe aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ia lënë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt, brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën. Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës. Me tepricë dhe niveli i glukozës ulet shumë duke shkaktuar hipoglicemi.

Sulfoniluret “luftojnë” sëmundjen

Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Ai bën të mundur stimulimin e pankreasit, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës. Ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes së insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikëve hipoglicemi (nivel i ulët sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Disa diabetikë për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak kanë pasoja si marramendje, hutim deri në humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemisë është të ushqyerit e tepruar ose e thënë ndryshe mbi-ushqimi, që çon në rritje të peshës trupore.

Ndërlikimet, 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurur. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 %.

Diabeti ndërlikon edhe organet e tjera

Përveç çrregullimit të sheqernave, në diabet çrregullohen yndyrat, kripërat dhe çrregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte, të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit, shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbasë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës, shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Për këtë unë do të rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe, barna popullore, që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.
avatar
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi