Pacolli u zgjodh president

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pacolli u zgjodh president

Mesazh nga Vizitor prej Tue 22 Feb 2011 - 9:32


Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të të martës, i vetmi
kandidat i nominuar për president, Behgjet Pacolli, është zgjedhur
president i Republikës së Kosovës vetëm pas raundit të tretë të votimit.

raundin e tretë, ku nevojiteshin vetëm 61 vota, nga 67 deputetë të
pranishëm në seancë, Pacolli mori 62 vota, kundër ishin katër dhe një
votë ishte e pavlefshme.
Në raundin e parë për Pacollin kanë votuar 54 deputetë, kundër kanë
qenë 11, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme. Ndërsa në raundin e dytë
nga 67 deputetë që kanë votuar, për Pacollin kanë votuar 58 deputetë,
kundër kanë qenë shtatë, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.
Pasi është zgjedhur President i Republikës, Behgjet Pacolli dha
betimin dhe më pas mbajti një fjalim, të cilin e nisi duke i falënderuar
deputetët për besimin që ia kanë dhënë.
Ai u zotua se do të zbatojë Kushtetutën dhe do të punojë maksimalisht në
konsolidimin e institucioneve të shtetit dhe ndërrimin për të mirë të
imazhit të vendit.
Pacolli tha se do të punojë maksimalisht në pavarësimin e
institucioneve për sundimin ligjit, sidomos të gjyqësorit. Ai tha se
institucionet do ta kenë mbështetjen e tij maksimale në luftimin e
korrupsionit dhe luftimin e krimit të organizuar.
Presidenti i sapozgjedhur falënderoi Shqipërinë për kontributin e
dhënë në konsolidimin e shtetit dhe tha se do të punojë në avancimin e
marrëdhënieve ndërshtetërore me fqinjët. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi