Semundjet psiqike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Semundjet psiqike

Mesazh nga Merisa prej Sun 10 May 2009 - 19:25

Semundjet Psiqike

Semundjet psikike
shfaqen per shkak te çrregullimit te percjelljes se impulseve
(sinjaleve) ne qelizat nervore te trurit te madh.
Keto semundje jane ne forme te neurozave dhe psikozave.

-Neurozat shfaqen per shkak te hiperngacmueshmerise
se sistemit nervor.
Shkaqet mund te jen te shumta: ballafaqimi i individeve
ne femijerine e hershme me probleme familjare,
konfliktet ne vend te punes, familje, kushtet sociale dhe
jetsore, çrregullimi ne zhvillim gjat pubertetit (p.sh aknet).
Neurozat manifestohen me shqetsim, hipesensibilitet, frike,
pagjumsi, kokedhembje, pengesa ne zemer etj.
Individi neurotik eshte ne konflikt te vazhdueshem me
rrethin dhe vetveten.
Neuroza mund te tejkalohet me ndihmen e te afermve
dhe me keshilla e vetdijesim.

-Prej Psikozave me e njohur eshte shizofrenia.
I semuri mbyllet ne vete, humb interesimin per rrethin,
ndryshon raportet me te afermit,
madje mund te bjere ne konflikt me ta.
Mund te sherohet me barna.

-Stresi Psikik eshte emertim i perbashket per nje sere
çrregullimesh qe shfaqen pas emocioneve te fuqishme:
frikes, zemerimit, pikllimit, gezimit.
Qysh heret esht ditur per ndikimin e emocioneve ne
organizem "me plasi vreri nga hidherimi",
"mu ndal zemra nga frika".
Selia e emocioneve esht Truri.
Emocionet e befasishme dhe te fuqishme mund te
demtojne sistemin nervor ("u çmend nga gezimi")
si dhe organet e tjera te trupit.

-Ishijasi eshte semundje e nervit ishiatik te kembes.
Ky esht nervi me i gjat ne trupin tone.
Kjo semundje mund te perfshije edhe disa nerva periferik.
Percillet me dhembje te forta ne tere gjatesine e nervit.
Shkaktare me te shpeshte te ishijasit jane
ftohjet, shtypja ndervertebrale ne nerv, lendimet fizike,
reumatizmi, proceset iflamatore etj.

-Epilepsia eshte semundje nervore qe manifestohet me
shtangime te forta dhe humbje te vetedijes.
Gjate sulmit epileptik, te semurit i del shkume nga goja,
shpesh e perzier me gjak, per shkak te kafshimit te gjuhes.
Epilepsine e shkakton demtimi i qelizave nervore,
ku ne vend te tyre zhvillohet indi lidhor.
Ne kore te trurit te madh shfaqen dhembje dhe zbrazje
jo te rregullta elektrike.
Epileptiket nuk ben te ushtrojne profesione qe rrezikojne
jeten e tyre e as te tjerve (vozites, ndertimtar, etj).
Epilepsia mund te jete semundje trasheguese.

-Agjensat biologjike, viruset bakteriet shkaktojne demtime
serioze per shendetin, p.sh. paralizen, çrregullime mendore,
çrregullime ne te folur.

-Terbimi eshte semundje e trurit qe shkaktohet nga nje virus
i cili jeton ne kafshe te ndryshme (qeni, dhelpra, ujku) te
cilat me kafshim e percjellin virusin tek njeriu.
Nese nuk merret serum kunder terbimit, njeriu vdes ne
gjendje te rend.
Mbrojtja me e mire kunder semundjeve virale eshte
vaksinimi me kohe!

-Rryma elektrike shkakton demtime ne sistem nervor
dhe ne organe tjera, nganjehere me rrjedhe vdekjeprurese.
Ndihma e pare konsiston ne frymemarrje artificjale,
masazh te zemres dhe ngrohje

Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime: 8930
 <b>Piket</b> Piket: 9170
Regjistruar : 27/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 24
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi