..HIV-AIDS..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

..HIV-AIDS..

Mesazh nga Geri prej Sun 10 May 2009 - 9:40

Ceshtja e cila une personalisht me duket pak me
e rendesishme sesa budallalleqe si fijet e embelsirave qe prishin
dhembet ose aloe vera etj...problemi
i sides nje ceshtje qe po behet pervec se semundja e shekullit po behet
edhe sfida e shekullit
Duke hulmutuar neper internet pashe nje studim qe ishte bere se afermi per siden.

Instituti i Virologjisë në Baltimorë, kërkime për vaksinën e Sidës
08-04-2008

Megjithëse qeveria dhe shkencëtarët kanë ndaluar shumicën e provave
klinike për vaksinën e Sidës, një institut kërkimor vazhdon punën për
virusin më
vdekjeprurës të kohës sonë. Provat e vaksinës u ndaluan në fund të
vitit të kaluar, kur u zbulua se vaksina e shtonte rrezikun e
infektimit për disa
njerëz. Por shkencëtarët në Institutin e Virologjisë Njerëzore po
vazhdojnë punën për të prodhuar një vaksinë të re.

“Në këtë laborator ne studiojmë reagimin ndaj infeksionit me virusin
HIV, i cili mund t’a kufizojë apo t’a parandalojë atë.” Alfredo
Garzino, profesor
kërkimesh shkencore në Institutin e Virologjisë Njerëzore në Baltimor
vazhdon punën në laborator për virusin HIV.

Pas ndalimit të shumicës së provave klinike të vaksinave të mundshme
për Sidën, bashkë-themeluesi i institutit thotë se ai nuk ka qenë
dakort për
kryerjen e provave në njerëz. Doktor Galo thotë se asnjë nga vaksinat
provë nuk ishin të gatshme për testim. “Ne u nxituam me provat klinike
dhe kemi
qenë të ngadaltë në përpjekjet për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të
rëndësishme për të gjetur një vaksinë të suksesshme.”

Doktor Galo shton se tundimi për të provuar diçka çoi në kryerjen e
vaksinave të reja për të cilat shumë shkencëtarë e ndjenin se nuk do të
funksiononin. “Kjo, pa dyshim që e ka dëmtuar këtë fushë. I ka bërë
disa njerëz që të mos financojnë kërkimet për vaksina dhe ky do të
ishte gabim i
madh.”

Në vitin 1984, Dr. Galo zbuloi së bashku me një tjetër shkencëtar
retrovirusin që shkakton Sidën. Më vonë ai krijoi analizën e gjakut për
të zbuluar
virusin tek ato që dhuronin gjak dhe për të diagnostikuar Sidën në
fazat e hershme. Dr. Galo thotë se kërkimet e tij për vaksinën e Sidës
vazhdojnë
dhe ato mund të jenë të gatshme për testime brenda një apo dy vjetësh.
Nëse do të funskionojë, do të marrë vite para se ajo të dalë në treg
për
publikun. “Mendoj se mund të ndodhë për 8 deri në 12 vjet.”

Ndërkohë, thotë Dr. Galo, instituti do të vazhdojë kërkimet për virusin
Hiv dhe Sidën. Rreth 40 milion njerëz jetojnë me këtë sëmundje.
Instituti po
teston, mëson dhe këshillon rreth 200 mijë njerëz në Afrikë dhe në
Karaibe.

Në Baltimor, në qytetin ku ndodhet instituti, mijëra njerëz marrin çdo
ditë trajtim mjekësor. Xhudit Sho-Meknajt është infektuar para 17
vjetësh. “Unë
i besoja partnerit tim dhe prandaj unë e kam sot këtë virus.”

Partneri i Xhudit për dy dekada me radhë dhe babai i vajzës së saj të
vetme vdiq nga Sida para disa vitesh, duke e lënë atë të vetme dhe të
infektuar.
Ajo thotë se pas shumë kohësh që kërkonte ndihmë më në fund e gjeti.
Ajo punon tani si recepsioniste në klinikën e Baltimorës për Sidën,
pjesë e
institutit, ku trajtohen afro 4 mijë pacientë.

Përveç virusit HIV, Sho-Meknajt ka arritur të shpëtojë edhe nga kanceri
i gjirit. Ajo thotë se kishte filluar të merrte ilaçe për Sidën kur
ndjehej e
sëmurë. Por ilaçet e përditshme kishin efekte anësore. “Kur fillon
ilaçet anti-virale, duhet t’i marrësh ato çdo ditë dhe ashtu si duhet.
Bëhet fjalë
për diçka që do ta marrësh gjatë gjithë jetës.”

Sikurse Xhudit, miliona njerëz në të gjithë botën varen tani nga
trajtimet e përditshme mjekësore, deri sa të gjendet një zgjidhje e
përhershme.
Megjithatë, Banka Botërore njofton se në Afrikën nën-Sahariane për çdo
person që fillon terapinë anti-retrovirale, shfaqen gjashtë raste të
reja të
infeksionit me HIV.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ..HIV-AIDS..

Mesazh nga Geri prej Sun 10 May 2009 - 9:41

AIDS dhe HIV

AIDS dhe virusi kryesor shkaktues i kesaj epidemie me permasa katastrofike, HIV.

Perpara se te flas ne lidhje me AIDS dhe virusin qe e shkakton ate, doja te thoja dy fjale ne
lidhje me sistemin qe sulmohet dhe pushtohet krejtesisht nga ky virus
vdekjeprures. Ai eshte sistemi imun apo quajtur ndryshe, sistemi
mbrojtes i
organizmit te njeriut.
Imuniteti eshte aftesia e organizmit per te njohur substancat qe kane
sulmuar me pare organizmit dhe ekzekutimi i nje pergjigjeje adekuate.
Ekzistojne
dy lloje imunitetesh:
Imuniteti aktiv, qe ndodh kur organizmi i njeriut eshte i stimuluar per
te prodhuar vete si antitrupat ashtu edhe pergjigjen imune ndaj sulmeve
te
patogjenve te ndryshem.
Imuniteti pasiv ndodh kur antitrupat e nevojshem per nje pergjigje
imune vijne nga substanca jashte organizmit, si psh nga vaksina apo
medikamente te
ndryshme.
Sistemi imun apo mbrojtes eshte nje nder sistemet me te realizuara te
organizmit te njeriut, si nga ana e ndertimit ashtu edhe nga pergjigja
e
prodhuar prej tij ndaj viruseve, bakterieve e infeksioneve te
shkaktuara prej ketyre te fundit.
Sistemi imun perbehet nga dy nensisteme te quajtura, sistemi imun "jo
specifik" karakteristik tek kafshet, dhe qe nuk rezulton tek njerezit,
dhe
sistemi imun "specifik" karakteristik tek njerezit. Ky sistem eshte
pergjegjes per ndertimin dhe nxjerrjen e pergjigjes imune ndaj
patagjenve te
ndryshem.
Sistemi imun sikurse cdo sistem tjeter perbehet nga qeliza te vecanta
pergjegjese per pergjigjen imune dhe mbarevajtjen e nje sistemi imun
aktiv.
Nder keto qeliza mund te vecojne nje kategori te caktuar te rruazave te
bardha te gjakut te quajtura Limfocite apo Leukocite, te cilat si
shumica e
rruazave te tjera te gjakut e kane origjinen ne palcen e kockave.
Pjese perberese e sistemit imun jane edhe qelizat e sistemit imun
humoral te quajtura B-cells dhe T-cells, te cilat jane pergjegjese te
dretepersedrejte te pergjigjes imune ndaj infeksioneve te shkaktuara
nga bakterie dhe viruse te ndryshme.
B-cells jane qeliza imune qe prodhojne antitrupa, por qe kerkojne
ekspozim ndaj antigjenve te jashtem per te kryer nje mekanizem te
tille. Keta
antigjen jane qeliza siperfaqesore te quajtura oligsakaride dhe
proteina.
T-cells jane qeliza te specializuara qe ndodhen ne gjak dhe lengun
limfatik, pergjegjese per te luftuar bakteriet, viruset, infeksione te
ndryshme
virale, kancere, qe ndodhen brenda qelizes mbartese te infeksionit dhe
qe reagojne kundrejt cdo gjeje qe ato e perceptojne si te huaj.
T-cells jane pergjegjese ne shumicen e rasteve te nje pergjigje imune
te fuqishme ndaj transplanteve te organeve te ndryshme, qe mund te coje
deri ne
fatalitet.
Ekzistojne tre lloje T-cells:
T-cells citotoksike, qe jane pergjegjese direkte te shkaterrimit te bakterieve apo viruseve sulmuese.
T-cells ndihmese qe asistojne B-cells dhe T-cells per te kryer aktivitetin e tyre sic duhet.
T-cells qe ndihmojne ne mos kunderveprimin e T-cells dhe B-cells gjate pergjigjes imune.


Tani disa gjera ne lidhje me AIDS (auto/acquiredimmunodeficiency syndrome) dhe HIV (human immunodeficiency virus.)
Rasti i pare me AIDS (SIDA) u raportua ne SHBA ne vitin 1981, dhe qe
nga ajo periudhe eshte bere epidemia me e perhapur dhe me vdekjeprurese
ne mbare
boten dhe sidomos ne te ashtuquajturat, vende te botes se trete.
AIDS (SIDA) shkaktohet nga nje virus i quajtur HIV, i cili ne menyre te
panderprere sulmon dhe shkaterron qelizat e sistemit imun te
organizmit.
Virusi "jeton" ne T-cells ndihmese duke i shkaterruar dhe neutralizuar
ato. Me uljen e numrit te T-cells, sistemi imun i organizmit te njeriut
nuk
eshte ne gjendje te prodhoje antitrupa te tjere per te luftuar qofte
edhe infeksionet me "banale," dhe si rezultat njerezit e infektuar me
AIDS vdesin
nga infeksione sekondare apo disa forma te jashtezakonshme kanceresh.
Njerezit e diagnostikuar me AIDS mund te marrim semundje jetekercenuese
te quajtuara "infeksione oportuniste" qe shkaktohen nga mikrove te
ndryshme
sikurse jane viruset apo bakterie qe zakonisht nuk kane asnje lloj
efekti ne shendetin apo organizmin e nje njeriu te paprekur nga AIDS.
Qe nga viti 1981, qe u be edhe raportimi i rastit te pare me AIDS, e
deri me sot jane raportuar me shume se 900,000 raste te njerezve te
infektuar me
AIDS. 1/4 e te infektuarve nuk jane te vetedijshem qe jane te infektuar
nga kjo epidemi e shekullit. Kjo epidemi ka patur nje rritje te
ndjeshme mes
popullatave minoritare, sidomos tek rraca e zeze, apo sic quhen ne
Amerike, Afrikan-Americans. Konstatohet si shkaktarja kryesore e
vdekjeve me te
shumta ne mes grupmoshave 25-45 vjec. Sipas te dhenave te nxjerra nga
"Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve (CDC,) AIDS prek
ne dukje 7
here me shume rracat e zeza sesa ato Hispane apo te bardha.
Sipas po kesaj zyre, ne vitin 2003, 2/3 e te infektuarve vinin nga komuniteti Afrikano-Amerikan.

TRANSMETIMI I SEMUNDJES

HIV transmetohet kryesisht gjate aktit te maredhenjeve seksuale te
pambrojtura me nje partnet te infektuar. Virusi mund te hyje ne trupin
e njeriut
nepermjet cipes mbeshtjellse te vagines, vulvules, penisit, rektumit,
apo edhe gojes gjate seksit oral te pambrojtur.

Rrezikshmeria per tu infektuar me HIV rritet ne ato raste kur ka pakujdesi ne:

*Perdorimin e te njejtes shiringe/gjilpere.
*Kontakt seksual, perfshire ketu edhe ate oral, me nje person te infektuar te pambrojtur dmth pa perdorimin e kondomit.
*Te qenit ne kontak te drejtpersedrejti me nje person te infektuar.

HIV gjithashtu mund te transmetohet edhe nepermjet kontaktit me gjak te
infektuar, si ne raste transfuzionesh apo edhe dhenje gjaku me ane te
shiringave te pasteriluzuara.
HIV ne ditet e sotme merret ne raste me te shpeshta ndermjet
perdoruesve te drogave te injektuara si rezultat i perdorimit te
shiringave te
pasterilizuara.
Jane shume te rradha raste te infektimit me HIV te punjonjsve te
shendetit, si infermiere, pasi mundesia e transmetimit vetem me ane te
kaontaktit me
personin e infektuar eshte pothuajse zero.
Nje tjeter form pasimi e virusit HIV eshte e mundur nepermjet
transmetimit te nenes se infektuar tek femija i porsalindur. Ky
transmetim i virusit
mund te ndodhe kurdo, qe nga periudha e shtatezanise e deri ne lindje.
Eshte perllogaritur qe diku tek 1/4 -1/3 e femrave shtatezena te
infektuara dhe
te pamjekuara, ja kalojne virusin femijeve te lindur prej tyre.
HIV gjithashte mund te transmetohet tek te porsalindurit edhe me ane te
qumeshtit te gjirit te nenes se infektuar. Nqse femrat e infektuara,
marrin
nje trajtim dhe kurim mjekesor te kontrolluar e ulin ndjeshem mundesine
e infektimit te femijes se tyre me virusin vdekjeprures.
Nga nje studim i bere kohet e fundit ka rezultuar se nje doze e vetme e
nje ilaci antiretroviral te quajtur Nevirapine (NVP) e dhene nje femre
te
infektuar me HIV gjate procesit te te lindjes dhe nje tjeter doze te
vetme foshnjes se porsalindur brenda tre diteve te lindjes, ka ulur
probalitetin
e infektimit te foshnjes me virusin HIV ne 2/3.

Nje tjeter forme transmetimi e virusit HIV eshte e dhe peshtyma apo sic quhet ndryshe, salive.
Mgjse deri me sot nuk eshte provuar ende fakti i nje infektimi te
mundshem me HIV nepermjet kontaktit me saliven e nje personi te
infektuar me HIV.
Nga studimet laboratorike te specializuara ka rezultuar qe salive ka
vecori naturale qe kufizojne fuqine dhe aftesine e HIV per te
infektuar, sikurse
edhe per nje forme shume te reduktuar te virusit ne salive. Deri me sot
si nga ana e literatures se nxjerre ashtu edhe nga eksperimentet
laboratorike
nuk eshte dhene ndonje evidence e nje transmetimi te virusit HIV nga
saliva e nje personi te infektuar me HIV nepermje puthjes, mgjse nuk
keshillohet
nje akt i tille me nje person te infektuar me HIV. Cipa mbeshtjellse e
gojes, ne te njejten kohe mund te infektohet nga HIV, dhe seksi oral
eshte nje
forme transmetimi e virusit HIV.
Deri me sot nuk eshte raportuar ndonje rast infektimi nepermjet djerses, loteve, urine apo edhe feceve.
Studimet e deritanishme kane treguar se HIV nuk mund te transmetohet
nga kontakti i perditshem, si ndarja e ushqimit, e perdorimit te te
njejtit
peshqir apo fjetja ne te njejtin shtrat, frekuentimi i te njejtes
pishine, perdorimi i te njejtit telefon apo edhe perdorimi i te njejtes
banjo per
nevojat personale.
HIV gjithashtu thuhet se nuk mund te transmetohet nga pickimi i insekteve te ndryshme.
Nese nje person rezulton te jete i infektuar me nje nga semundjet
seksualisht te transmetueshme si, Sifilis, Herpe Gjenitale, infeksione
klamidiale,
gonorre, apo infeksione vaginale te tjera, ka nje probabilitet me te
madh per te tu infektuar me HIV nga nje person i infektuar tashme me
HIV, sesa
nje person qe nuk i ka keto infeksione.

SIMPTOMAT E HERSHME TE INFEKTIMIT ME HIV

Nqse personi i infektuar me HIV nuk rezulton te jete mbartes i ndonje
prej semundjeve/infeksioneve seksualisht te transmetueshme qe permenda
me siper,
nuk do te kete ndonje shenje apo simptome qe ne fillime te infektimit.
Ne te njejten ka raste kur personat e infektuar me HIV mund te shfaqin
simptoma
te ngjashme gripale pas nje ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV
Keto simptoma mund te jene:
*Temperature
*Dhimbje Koke
*Keputje/Lodhje Fizike
*Zmadhim te nyjeve limfatike, zakonisht te dalluara lehte ne qafe dhe ne zonat intime.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ..HIV-AIDS..

Mesazh nga Geri prej Sun 10 May 2009 - 9:42

Keto simptoma zakonisht mund te zhduken tek nje
i infektuar me HIV brenda nje jave apo nje muaji dhe shume shpesh mund
te ngaterrohen me forma te
tjera infeksionesh virale. Gjate kesaj periudhe, keta persona jane te
infektuar dhe HIV gjendet ne sasi te medha ne lengjet gjenitale te
tyre.
Simptoma me te vazhdueshme dhe me te ashpra mund te mos shfaqen tek te
rrriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2
vitesh
tek femijet. Por kjo periudhe asimptomatike (pa shfaqje simptomash)
varion nga individi ne individ, dhe varet teresisht nga gjendja
shendetesore e cdo
individi. Disa individe mund te shfaqin simptoma pas disa muajsh nga
infektimi me HIV, ndersa disa individe te tjere mund te mos shfaqin
asnje
simptome per deri ne 10 vite.
Edhe gjate periudhes asimptomatike (pa simptoma,) virus vazhdon
shumefishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkaterruar qelizat e
sistemit imun. Ne
te njejten kohe virusi mund te behet pjese perberese e disa qelizave
dhe te shumefishohet aty. Virusi HIV ne menyre te vazhdueshme i
shkaterron keto
qeliza imune duke e ulur numrin e tyre ne shifra drastike deri ne
eliminimin e tyre te plote.

Pervec zmadhimit e gjendrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma te tjera. Nder to mund te vecojme:

*Ulje te energjise
*Humbje peshe
*Temperature dhe djeresitje te shpeshta
*Infeksione te vazhdueshme orale apo vaginale.
*Skuqje e vazhdueshme e lekures.
*Humbje te kujteses se shkurter

Disa te infektuar mund te zhvillojne infeksione te vazhdueshme dhe te
ashpra qe shkaktojne infektim te pjeseve te jashtme te gojes dhe zonave
gjenitale, ose anale.

CFARE ESHTE AIDS (SIDA.)
Termi AIDS nenkupton fazat me te avancuara te te infeksionit me HIV.

Simptomat e infeksioneve "opurtiniste" me te perhapura ne personat e infektuar me AIDS jane:

*Kollitje dhe shkurtim te frymemarrjes
*Mungese koordinimi dhe goditje
*Kaperdisje me dhimbje/te veshtire
*Simptoma mendore te tilla si, konfuzion dhe harrese
*Diarre te vazhdueshme
*Temperature dhe ethe
*Humbje te shikimit
*Te vjedha, dhimbje abdominale (barku)
*Renje ne peshe dhe lodhje
*Dhimbje koke
*Gjendje komatoze (Humbje te vetedijes)

Edhe femijet kane po te njejtat simptoma sikurse edhe te rrriturit, por
femijet kane forma me te nderlikuara dhe me te zhvilluara infeksionesh
bakteriale, si skuqje te syve (konjuktivitis,) infeksione te vesheve,
dhe tonsilitis.
Te infektuarit me AIDS jane me te prirur te zhvillojne forma te
ndryshme kanceri, sidomos kancere te shkaktuara nga viruse te tilla si,
Sarkoma, dhe
kanceri cervikal, apo kancere te sistemit imun te njohura si limfoma.
Keto forma kanceroze jane me te veshtire per tu trajtuar tek personat e
infektuar me AIDS, ngaqe shfaqin nje forme me agresive sesa tek
njerezit pa infeksion te AIDS.
gjate kohes se infektimit me HIV, shumica e personave te infektuar kane
nje renje drastike te numrit te ashtuquajturave CD4+ T-cells.
Ky fakt eshte tregues i prekjes nga infeksioni te sistimit imun.
Qendrueshmeria e personave te infektuar me AIDS varion nga individi ne
individ. Nuk ka te dhena te sakta ne lidhje me kete ceshtje.
Nga disa studime te bera ka rezultuar se disa individe nuk kane shfaqur
asnje lloj simptome gjate 10 vjeteve apo me shume nga infektimi me HIV.
Po
studiohet ne menyre sistematike per te gjetur arsyet se pse kjo
kategori individesh nuk kane shfaqur simptoma.
Po eksperimentohet percaktimin e mbase karakteristikave te vecanta te
sistemit te tyre imunitar, apo nese kane patur nje forme me pak
agresive te
virusit, apo ndoshta gjenet e tyre kane luajtur nje rol ne mbrojtjen
nga virusi apo edhe mbase vetizolimin e virusit. Po punohet
njekohesisht ne
zbulime te reja vaksinash apo medikamentesh te ndryshme per
parandalimin apo izolimin e virusit.

DIAGNOSTIKIMI

Per faktin se infeksioni me HIV, ne shume nuk paraqet asnje lloj
simptome, testimi mund te behet me ane te shume teknikave dhe nder me
te shpejtat dhe
me te njohurat eshte testi i gjakut per te pare prezencen e
antitrupave(proteinave qe luftojne infeksionet, viruset,bakteriet) ne
gjak.
Antitrupat viral apo ndryshe te quajtur te HIV zakonisht nuk shfaqen ne
gjak nga 1-3 muaj nga koha e infektimit me HIV. Mund te shkoje edhe
deri ne 6
muaj dhe mos te kete prezence antitrupash HIV ne gjak. Kjo varet
teresisht tek gjendja e organizmit te nje personi dhe varion nga
individi ne individ.
Sidoqofte, edhe nqse nuk ka prezence te antitrupave HIV ne gjak, mund
te kete prezence te materialit gjenetik.

Nese jeni ekspozuar ndaj virusit HIV duhet qe menjehere te testohesh.
Duke u testuar heret ka mundesi te parandaloni degradimin e infeksionit
me ilace
te ndryshme. Testet behen ne kofidencialitet te plote ne te gjitha
qendrat e testimit. Testimi behet me ane te nje teknike te quajtur
ELISA per te
pare prezencen e antitrupave HIV ne gjak.
Femijet e lindur nga nena te infektuara me HIV mundet te infektohen ose
jo me virusin HIV, por te gjithe jane bartes te antitrupave HIV te
nenes se
tyre. Dmth qe ata mund te infektohen shume me lehte sesa nje femije i
lindur nga nje nene pa infeksion HIV. Prandaj ne kushte te tilla eshte
shume et
veshtire te percaktohet nje diagnoze e sakte tek foshnet e porsalindura.

KURIMI

Ne vitet e para te raportimit te AIDS, nuk kishte asnje lloj ilaci qe
te luftonte kete virus vdekjeprures. Shkencetaret kane zbuluar shume
rruge
parandalimi dhe kurimi si per AIDS ashtu edhe per semundje te tjera
vdekjeprurese.
Grupi i pare i ilaceve te perdorura per kurimin e te semurve me AIDS
quhet NRTI (nucleoside reverse transcriptase inibitor,)i cili frenon
shumefishimin e virusit, dmth vetekopjimin e vete virusit ne qelizat
bartese dhe te infektuara nga HIV. Keto ilace ngadalsojne perhapjen e
HIV ne
pjese te tjera te organizmit te njeriut.
Me poshte po permend disa medikamente qe perdoren ne fazen primare te infektimin me HIV. Ato jane:

* AZT (Azidothymidine)
* ddC (zalcitabine)
* ddI (dideoxyinosine)
* d4T (stavudine)
* 3TC (lamivudine)
* Abacavir (ziagen)
* Tenofovir (viread)
* Emtriva (emtricitabine)

Gjithashtu ka edhe nje klase tjeter te quajtur NNRTIs (non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors) te tille si:

* Delavridine (Rescriptor)
* Nevirapine (Viramune)
* Efravirenz (Sustiva) (in combination with other antiretroviral drugs)

Gjithashtu ka edhe nje kategori tjeter ilacesh te cilet perderon ne
kurimin e infeksioneve me HIV. Keto ilace te quajtuar PI (protein
inbibitors,) te
cilet ndalojne shumefishimin apo vetkokopjimin e qelizave te infektuara
me HIV.
Nder to mund te permende:

* Ritonavir (Norvir)
* Saquinivir (Invirase)
* Indinavir (Crixivan)
* Amprenivir (Agenerase)
* Nelfinavir (Viracept)
* Lopinavir (Kaletra)
* Atazanavir (Reyataz)
* Fosamprenavir (Lexiva)

Ka edhe medikamente te tjera qe perdoren ne faza te ndryshme te infeksionit por keto ishin me te rendesishmet.
Nje nder format reduktuese dhe edukuese qe perdoret intensivisht ne
ditet e sotme tek te infektuarit me HIV eshe dhe e ashtequajtura HAART
(highly
active antiviral therapy.)=terapi antivirale shume aktive. Kjo teknike
perdoret gjeresisht tek te sapoprekurit me virusin HIV. Kjo lloj
terapie mgjse
nuk eshte nje kure per AIDS, ka dhene nje kontribut te pakontestueshme
ne uljen e numrit te fataliteteve ne mes te infektuarve me HIV, dhe ne
permiresimin e gjendjes shendetsore te tyre, si dhe uljen e mases se
virusit qe qarkullon ne gjak ne nivele pathuajse te padukshme.
Pervec anes pozitive qe permenda me lart, HAART ka edhe efekte anesore negative, kryesisht nga perdorimi i ilaceve antivirale.
Nder efektet anesore negative te kesaj teknike mund te permendim si:
*Te vjedha
*Diarre
*Dhe simptoma te tjera gastrointestinale

Perdorimi per nje kohe te gjate e medikamenteve te tilla mund te
shkaktoje reaksione alergjike me pasoja te rrezikshme dhe fatale per
jeten e te
prekurve me HIV.
Sikurse ne rastet e kurimit te semundjeve te ndryshme nga perdorimi i
kemikateve (medikamenteve) edhe HAART ka efektet e saje anesore.

Ketu po permend nje numer ilacesh qe perdoren rregullisht ne kurimin e
infeksioneve "oportuniste" qe jane vecori e te prekurve me HIV, si
infeksione
te ndryshme e kancere.
Nder te cilat mund te permendim:


* Foscarnet dhe ganciclovir per te mjekuar CMV (cytomegalovirus) infeksione te syrit
* Fluconazole tper te mjekuar infeksione bakteriale dhe virale
* TMP/SMX (trimethoprim/sulfamethoxazole) ose pentamidine per te kuruar PCP (Pneumocystis carinii pneumonia)

Nje kategori tjeter ilacesh perdoren gjeresisht pe te kuruar kancere te ndryshem tek te prekurit me HIV.

PARANDALIMI

Perderisa deri me sot nuk rezulton nje vaksine per parandalimin e HIV,
e vetmja menyre mbrojtese dhe parandaluese ndaj virusit HIV eshte
evitimi i
sjelljeve qe mund te shpien ne kontraktimin dhe infektimin nga HIV, si
parandalimi i perdorimit te shiringave dhe parandalimi e kontaktit
seksual te
pambrojtur.
Sic e theksova edhe me siper, shumica e te infektuarve me HIV mund te
mos shfaqin simptoma. Beni te pamunduren qe te qendroni larg atyre
gjerave qe e
lehtesojne kontraktimin e ketij virusi vdekjeprures.

Studimet ne kete fushe vazhdojne edhe ne momentet qe po flasim ketu,
por deri me sot akoma nuk eshte zbuluar dicka qe te parandaloje
kontraktimin e
kesaj epidemie me permasa tragjike ne mbare boten.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ..HIV-AIDS..

Mesazh nga Erisa prej Fri 15 May 2009 - 22:51

HIV/AIDS
10 Fakte mbi HIV/AIDS

1. AIDS shkaktohet nga HIV virus njerëzor i defiçencës imunitare që dëmton sistemin mbrojtës të trupit. Njerëzit që kanë AIDS bëhen më të dobët sepse trupi i tyre humbet aftësinë për të luftuar ndaj sëmundjeve. Ata eventualisht vdesin. Nuk ka kurim për HIV/AIDS.

2. Shfaqja e AIDS mund të ndodhë edhe 10 vjet pas infektimit me HIV. Për këtë arsye një person i infektuar me HIV mund të duket i shëndetshëm për shumë vjet por ai dhe ajo mund të transmetojnë virusin te dikush tjetër. Ilaçe të reja për terapi mund të ndihmojë një person që të qëndrojë i shëndetshëm për një kohë më të gjatë por personi përsëri e ka virusin dhe përsëri është në gjendje ta transmetojë atë.

3. HIV transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të çdo lëngu njerëzor të infektuar me HIV. Transferimi mund të ndodhë gjatë fazave të infeksionit/sëmundjes. HIV gjendet në lëngjet e mëposhtme: gjak, spermë (dhe lëngjet përpara ejakulacionit) sekretimet vagjinale, qumështit të gjirit. Nuk ka raste të njohura të marrjes në gojë ai ose ajo ka mundësi të marrë HIV nga puthja me një person të infektuar i cili gjithashtu ka një prerje apo puçerr. Virusi mund të mbijetojë vetëm për një kohë të shkurtër jashtë trupit prandaj ai nuk mund të transmetohet nëpërmjet prekjes apo përdorimit të sendeve të përbashkëta si pjatë, veshje, etj.

4. Në gjithë botën, HIV transmetohet gjerësisht në rrugë seksuale, në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, sidoqoftë, shkëmbimi i shiringave të infektuara ndërmjet përdoruesve të drogës me injektimin është përgjegjës për shumicën e rasteve. Kjo ndodh sepse gjatë marrëdhënieve seksuale lëngjet e trupit përzihen dhe virusi mund të kalojë tek partneri kur ka plagë në indin vaginal apo anal apo sëmundje të tjera të transmetushme seksualisht (STI). Vajzat e reja janë veçanërisht vulnerabel ndaj infektimit me HIV sepse membrana e tyre vaginale është më e hollë dhe më e prekshme nga infektimi se sa ajo e një gruaje të rritur. Nëse një mashkull HIV pozitiv bën seks me një grua dhe nuk përdor kondom sperma e mashkullit mund të përcjellë virusin në gjakun e femrës nëpërmjet një çarje të vogël se ajo të mos dijë që ekziston. Nëse një femër ka një marrëdhënie seksuale me një mashkull pa kondom, sekrecionet vagjinale të saj mund të transmetojnë HIV në gjakun e mashkullit nëpërmjet një plage apo çarje në penis ose duke u futur në ureter, tubi që shkon në penis.

5. Njerëzit që kanë STI janë në rrezik më të madh për tu infektuar me HIV/AIDS dhe për transmetimin e infeksionit të tyre tek të tjerët. Njerëzit me STI duhet të kërkojnë trajtim të menjëhershëm dhe të mënjanojnë kontaktet seksuale ose të praktikojnë seksin e sigurt (seks pa penetrim ose me kondom) dhe të informojnë partnerët e tyre. Një person i infektuar me një STI ka një probalitet 5 deri 10 herë më të madh që të infektohet me HIV/AIDS. Gjithashtu njerëzit që kanë një STI kanë mundësi që ta trajtojnë edhe këtë tek të tjerët.

6. Rreziku i transmetimit seksual të HIV/AIDS mund të reduktohet nëse njerëzit nuk bëjnë seks, nëse partnerët e painfektuar bëjnë seks vetëm me njëri-tjetrin ose kur njerëzit bëjnë seks të sigurt është seks pa penetrim apo duke përdorur kondom. E vetmja rrugë për të qenë i sigurt në parandalimin e transmetimit seksual të HIV është mos praktikimi i marrëdhënieve seksuale.

7. HIV mund të transmetohet kur pritet lëkura apo shpohet me mjete jo sterile si shiringa, gjilpëra, brisk rroje, thikë apo mjete tjera. Njerëzit që i injektojnë vetës droga janë në rrezik të madh për tu infektuar me HIV/AIDS. Për më tepër përdorimi i drogave ndryshon gjykimin e situatës dhe mund të çojë në sjellje të rrezikshme seksuale si mos përdorimi i kondomave. Përdoruesit e injeksioneve intravenoze duhet të përdorin gjithmonë një shiringë të pastër dhe asnjëherë të mos përdorin gjilpërën e një personi tjetër. Nëse e dini apo dyshoni që partneri juaj injekton drogë ju nuk duhet të bëni seks të pa mbrojtur me të.

8. Çdo njeri që dyshon që ai ose ajo mund të jetë infektuar me HIV duhet që të kontaktojë një punonjës shëndetësor ose një qendër HIV/AIDS me qëllim që të marrë këshilla konfindenciale dhe testim. Testet HIV mund të dallojnë antikorpet HIV në gjak dy javë pas infektimit, por trupit mund ti duhen deri në gjashtë muaj për të prodhuar një sasi të matshme të tyre. Koha mesatare është 25 dite. Një rezultat pozitiv në testin HIV do të thotë që antikorpet HIV janë prezent në gjak dhe se ju jeni HIV pozitiv. Shfaqja e AIDS mund të kërkojë 10 ose me shumë vjet. Duhet pasur parasysh që është e mundshme të jetohet një jetë produktive dhe e shëndetshme kur një njeri jeton me AIDS. Një rezultat negativ zakonisht tregon që ju nuk jeni i infektuar me HIV. Sidoqoftë, duhet të ritestoheni pas gjashtë muajsh nëse jeni përfshirë në një sjellje të rrezikshme gjatë gjashtë muajve të fundit pasi mund ti duhet kaq kohë sistemit imunitar që të prodhojë antikorpet e mjaftueshme.

9. HIV nuk transmetohet nga kontaktet e rastësishme të përditshme si: përqafimet, shtrëngimi i duarve, përdorimi i pishinave, përdorimi i banjove, fjetja në një krevat, mjetet e ngrënies apo ushqimi, nëpërmjet mickonjave apo kafshimit të insekteve të tjera, nga kolla apo teshtitja.

10. Diskriminimi kundrejt njerëzve që janë të infektuar me HIV/AIDS ose kujdo tjetër që mendohet të jetë rrezik për infektimin, dhunon të drejtat individuale të njeriut dhe rrezikon shëndetin publik. Çdo njeri i infektuar dhe i prekur nga HIV/AIDS ka nevojë për mirëkuptim dhe mbështetje.
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ..HIV-AIDS..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi