Puthja e nënës, mbron foshnjat e porsalindura e kundër infeksionit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Puthja e nënës, mbron foshnjat e porsalindura e kundër infeksionit

Mesazh nga Vizitor prej Tue 8 Mar 2011 - 5:33


Në studimin e publikuar në gazetën New Zealand Herald dhe të
realizuar nga Universiteti Otago, shkencëtarët zbuluan se bakteri i
dobishëm i cili del nga goja e nënës shërben në mbrojtjen e foshnjave të
porsalindura nga dhimbjet e fytit dhe infeksioni i veshit.
Me
anë të një studimi të realizuar, për herë të parë shkencëtarët e
Zelandës së Re pohuan se foshnjat e porsalindura mbrohen me ndihmën e
puthjes së nënës. Në studim u zbulua se bakteri i mirë K12 i cili del
nga goja e nënës shërben në forcimin e imunitetit të foshnjave përballë
dhimbjes së fytit dhe infeksionit të veshit.
Specialistët pohuan se gratë të cilat morën pjesë në studim janë
testuar për të parë se cilat prej tyre mbartin bakterin e dobishëm
lastreptococcus salivarius K12.
Shkencëtarët gjithashtu deklaruan se foshnjat të cilat kanë marrë
bakterin nga nëna në fillim do të kontrollohen çdo javë pastaj një herë
në 6 javë për të parë nëse bakteri qëndron në trupin e foshnjës. Me
rritjen e foshnjës ulet mundësia e ndjekjes së bakterit, por
shkencëtarët pohuan se kjo çështje do të jetë baza e studimeve të
ardhshme. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi