Tsunami godet Japoninë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tsunami godet Japoninë

Mesazh nga Geri prej Fri 11 Mar 2011 - 6:28


Një tërmet i fuqishëm goditi gjatë mëngjesit pjesën verilindore të Japonisë
dhe krijoi një tsunam i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materjale.

Televizionet japoneze treguan sot në mëngjes se makina dhe anije kishin përfunduar në mes të qyteteve nën ujë në provincën e Fukujamës, pas tërmetit me magnitudë 8,8.

Zyrtarët japonezë lajmërojnë për mundësinë që një valë e lartë gjashtë metra të godasë bregun në orët e ardhshme. Nuk ka ende njoftime për viktima, por dëmet materjale janë të mëdha.

Tërmeti goditi në orën 6:46 me orën shqiptare dhe është pasuar nga një seri tërmetesh të tjerë të vegjël. Epiqendra e tij ishte 373 kilometra
larg Tokios, por banorët i ndjenë lëkundjet e fuqishme. Tërmeti plasariti ndërtesat dhe rrëzoi makinat nga urat.

Ndërkohë, pjesë të dallgës së tsunamit vërshuan si llavë në tokat e mbjella, duke futur në to varka dhe duke vënë përpara shtëpi dhe
kamionë.

Në Tokio turma njerëzish u mblodhën nëpër rrugë dhe u përpoqën të lidheshin me të afërmit përmes telefonit. Gjithashtu, tërmeti i
shoqëruar nga tsunami ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë në pothuajse 4 milionë shtëpi në Tokio dhe në zonat përreth.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi