Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Mesazh nga Geri prej Mon 11 May 2009 - 9:40




Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më
17 janar të vitit 1468 është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e
shquar
në historinë e shqiptarëve.


Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i
princeshësVojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.
Mendohet se lindi më
6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u
dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe
shkathtësia
e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste
komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender
(Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)"
kreu
detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për
trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh,
pra Skënderbeu
do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të
dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për
mëse 12
vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte
t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë
tokave
shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer
përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh
Huniadit nën komandën
e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria
osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të
zbatonte planin
e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza
Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa
për
përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu
drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e
garnizonin dhe
kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së
Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë
dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare
u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u
spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e
kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një
Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat
shqiptarë.
Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.
mbuluar me lavdi, ai u varros në
Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet
rrjesht. E shoqja me të birin emigruan,
sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka
mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron
sepse
pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me
qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri
ateher
osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njeres. KETU QENDRON
E VERTETA. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka
mbajtur edhe
per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten
perkrenare.


Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit -
Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për
rritjen e
vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të
shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike
monumentale,
në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën
kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës,
(rrethimi i
Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist
është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi
latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu
shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M.
Barletit u
bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e
epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike
nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të
Skënderbeut,
Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës
një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek
rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo
vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të
panjohur edhe
nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u
botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime
në këtë
gjuhe.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të
shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”,
shkruar në
italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo
mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare
shqiptare,
botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një
“margaritar”.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një
epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore
kundër pushtimit
osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij,
lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të
organizuar dhe
shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i
shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e
luftës
së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim
të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e
krijimit të
shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të
brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar
mbrojtjen në brezin
kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të
lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të
viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më
banorët e
këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me
vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej
ballë
vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi
pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të
përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre
shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij
luftarake, në bazë
të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i
ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e
fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të
fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai
mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij.
Kujtimi i tij
mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta
popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai
u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e
dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e
shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në
të katër
anët e botës.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Mesazh nga Geri prej Mon 11 May 2009 - 9:41






te muzeu
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi