“Kthimi” i Kastriotit

Shko poshtë

“Kthimi” i Kastriotit

Mesazh nga Vizitor prej Thu 17 Mar 2011 - 22:07


Peripecitë e të rinjve të Kosovës në periudhën e viteve
1990-1999, kur jetesa dhe punësimi i tyre ishte pothuajse i pamundur,
dhe ata ia mësyjnë Perëndimit. Ky edhe është fokusi i filmit të
metrazhit të gjatë “Kthimi”, të Kastriot Abdylit.
“Kjo temë
paraqet një realitet të shqiptarëve, gjegjësisht, një plagë të rëndë -
që ndryshe quhet kurbet. Pra, në pah to të vihet tradita dhe kultura
shqiptare, por edhe kundërthëniet mes të traditës sonë dhe asaj
perëndimore”, ka thënë Abdyli për Express.
Sapo “Kthimi” të jetë i gatshëm në shirit filmik, me gjasë do
ngacmojë shumë shqiptarë që jetojnë në perëndim, që për çfarëdo arsye
qoftë martohen me gjermane. Filmi, në veçanti, synon të shtjellojë
integrimet dhe kontradiktat mes kulturës dhe traditës shqiptare dhe asaj
evropiane.
Darko Basevski, drejtor i FFM-së ka thënë se “Kthimi” është financuar
për shkak se është një projekt shumë interesant dhe me skenar shumë të
mirë. “Skenarët e tillë ne normalisht që i financojmë, pra si
kooproduksion. Që nga fillimi i qendrës për financimin e filmit ne kemi
dashur që të zhvillojmë sa më shumë kooproduksione, pavarësisht asaj se
nga vijnë ata”, ka thënë shpreh Basevski.
Ndryshe, ngjarja e filmit është vendosur në Kosovën e sotme, ku
gërshetohen e vjetra me të renë, tradicionalja me modernen, perëndimorja
me ballkaniken, patriarkalizmi me globalizmin.
Regjisori Abdyli ka vënë në qendër lidhjen ndërmjet tradicionales shqiptare dhe integrimit në kulturën dhe traditën evropiane.
“Përmes plakut, kryepersonazhit të filmit, që do ta luaj Selman
Lokaj, e paraqes kulturën dhe traditën shqiptare, e përmes nuses
gjermane e paraqes traditën dhe kulturën perëndimore. Ndërkaq, përmes
djalit e paraqes udhëkryqin e rinisë shqiptare, sidomos të atyre që
emigruan në Perëndim”, ka thënë Abdyli.
Filmi ka gjetur përkrahje, ndonëse, sipas, Abdylit, për të tërheqjen e këtij fondit duhet plotësuar një kusht.

“Për tërheqjen e fondit nga FFM, kusht e kam që ta siguroj pjesën tjetër
të buxhetit, pra edhe 207,000 euro, ose edhe 51 për qind të financimit
(siç është paraparë me rregulloren e fondit)”, ka thënë Abdyli, i cili
aktualisht është në kërkim të kooproduksioneve.
Sipas tij, kasti e aktorëve kryesisht do të jetë nga Kosova, fakt ky
që paraqet një problem shtesë, për shkak të pagesës së tyre nga mjetet e
ndara nga FFM-ja.
“Ende nuk mund të mendoj për pjesën tjetër të aktorëve, për arsyeje
të buxhetit dhe për shkak se vetë fondi i filmit të Maqedonisë ta
imponon që shumica e mjeteve të shfrytëzohen në Maqedoni”, ka thënë ai.
Por, një gjë dihet, ekipi do të ketë aktorë nga Kosova, Shqipëria dhe
Maqedonia. Sipas Abdylit, diku rreth muajit maj duhet të përmbyllet
buxheti dhe në një afat gjashtëmujor duhet të bëhet plani operativ për
fillimin e xhirimit të “Kthimit”.
FFM edhe më herët ka bashkëpunuar me aktorë dhe kineastë shqiptarë,
siç ishte rasti me filmin “East, West, East”, të Gjergj Gjuvanit.
“Edhe këtë vit, ka shumë projekte që kanë arritur në adresën tonë. Ne
do t’i shikojmë ato dhe, nëse ndonjëri prej tyre ka një skenar të mirë,
atëherë edhe do ta financojmë”, ka thënë drejtori Basevski. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi