“Ora e Tokës” shënohet edhe në Kosovë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Ora e Tokës” shënohet edhe në Kosovë

Mesazh nga Vizitor prej Fri 25 Mar 2011 - 23:40


Kosova do t’iu bashkohet më se 128 shteteve të botës për të
shënuar simbolikisht “Orën e Tokës”, duke fikur për një orë, gjatë të së
shtunës, dritat dhe aparaturat e tepërta elektronike, me qëllim të
dërgohet mesazh se mund të merren masa konkrete kundër ngrohjes globale.
“Më
26 mars në orën 20:30 deri në 21:30 qytetet nga e gjithë bota, apo çdo
një nga 6 banorët e Tokës do t’i fikin dritat dhe aparaturat e tepërta
elektronike për një orë me qëllim të dërgojnë mesazh të fuqishëm se mund
të merren masa konkrete kundër ngrohjes globale”, njoftohet në një
komunikatë shtypi të Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA)
dhe Shoqatës Ekologjike “Eko Viciana”.
“Ora e Tokës” filloi si aktivitet në vitin 2007 në Sidnej të
Australisë, ku 2.2 milionë individë dhe më shumë se dy mijë biznese
kapitale fikën dritat për një orë, për të mbajtur qëndrim solidarizues
kundër ndryshimeve klimatike.
Vitin e kaluar, “Ora e Tokës” është mbështetur nga 4.600 qytete në më
se 128 shtete të botës, kurse në Kosovë ky aksion u realizua me sukses
në Prishtinë me ç’rast për një orë u fikën dritat në sheshin “Nëna
Terezë”.
AKEA dhe “Eko Viciana” ftojnë të gjithë dashamirët e mjedisit të
marrin pjesë si dhe të inkurajojnë të tjerë të marrin pjesë në këtë
aktivitet.
Qytetarët ftohen që të shtunën, gjatë orëve të mbrëmjes prej orës
17:00, të marrin pjesë në firmosjen publike për “Ora e Tokës” në sheshin
“Nëna Terezë”, ku do të zhvillohet edhe manifestimi publik me
ambasadorët e zgjedhur për këtë eveniment ndërkombëtar.
Shënimi i këtij aktiviteti në Kosovë, sivjet, mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi