Dënohet 4 vjet burg për mbajtje kokaine në stomak

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dënohet 4 vjet burg për mbajtje kokaine në stomak

Mesazh nga Vizitor prej Fri 25 Mar 2011 - 23:52


Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi të premten me 4 vjet e tetë
muaj burg shtetasin Arjan Korça për trafikim të narkotikeve. Arjan Korça
u arrestua mbrëmjen e 12 nëntorit 2010 në ambientet e sallës
kirurgjikale të urgjencës "Nënë Tereza" në kryeqytet, pasi mjekët i
nxorën 290 gram kokainë të fshehur në 44 kapsula

Sipas Prokurorisë, Korça kishte disa ditë që kishte ardhur
në Shqipëri pas një vizitë disa ditore në Francë, por nuk ka mundur të
nxjerrë qeset me droge që ndodheshin në stomakun e tij. Korça u paraqit
vetë në spital pas shqetësimeve të shumta në stomak dhe dyshimit se
qeset me kokaine mund të ishin çarë. Policia në bashkëpunim me krimet e
rënda ka nisur hetimet për llojin e ri të trafikut drejt Shqipërisë.
/Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi