Piloti kanadez që 78 ditë bombardoi Serbinë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Piloti kanadez që 78 ditë bombardoi Serbinë

Mesazh nga Vizitor prej Fri 25 Mar 2011 - 23:53


Postuar: 9:17 / 26.03.2011Darren Miles, është një legjendë e paharruar për Kosovën.
Kapiteni i ndjerë i forcave ajrore kanadeze është një hero në mesin e
kanadezëve, mirëpo ai një nder të tillë e ka gjithmonë kur përmendet
misioni i tij për bombardimet e caqeve serbe në 24 marsin e 1999 në
ndihmë për shqiptarët e Kosovës.
Për 78 ditë, piloti i ri dhe
impresionues kanadez lëshonte dhe zhdërvjellej nëpër qiell mbi Serbi e
Kosovë, duke tronditur e copëtuar makinerinë ushtarake serbe.
Ai ndërroi jetë tragjikisht më 10 dhjetor të vitit 2004, në moshën 31
vjeçare, derisa po kryente një manovër në kuadër të Forcave Ajrore
Kanadeze, kur në një moment humb kontrollin dhe avioni ushtarak rrëzohet
në bazën ushtarake në provincën Saskatchevan, në perëndim të Kanadasë.
Përveç Miles në këtë tragjedi humbi jetën edhe një foto-operator
ushtarak, që kishin për mision për të fluturuar drejt bazës 15 Wing, në
afërsi të qytetit Moose Jaw.
Ai kur u rrëzua ishte duke demonstruar me katër avionë të tjerë.
Kohë, kjo, kur u shkëput aeroplani dhe pasi u rrotullua disa herë në
ajër, ra fuqishëm në tokë, teksa shpërtheu flaka e madhe, thanë
dëshmitarët për tragjedinë.
Miles njihet si një hero në Kanada dhe se karriera e tij ishte
përkushtuar vetëm për ushtrinë kanadeze. Ai u lind më 24 korrik të vitit
1973 në New Westminster në British Columbia dhe që atëherë nisi të
ndjekë ushtrinë, duke u bërë më pas pjesë e skuadrës Royal Canadian Air.
Për një periudhë të shkurtër tregoi shkathtësitë e tij profesionale
si pilot dhe atij iu sigurua vendi në skuadrën e avionëve bombardues. Ai
u bashkua me forcat e NATO-s, Tactical Fighter Squadrons, ku shërbeu me
avionët kanadez në bazën e NATO-s, komanduar nga SHBA-të, në Aviano,
Itali në vitin 1999. Ai pareshtur ishte piloti i dalluar në mesin e
aviacionit kanadez që qëndroi dhe goditi fuqishëm caqet e Serbisë dhe
makinerinë ushtarake.
Ai kujtohet sot si një ndër pilotë e suksesshëm, i cili deri ne ditën
e vdekjes kreu me disa lloje aeroplanësh ushtarak mbi 2 650 orë
fluturime. Përfshirë, këtu edhe të gjitha ato orë fluturimesh të luftës
78 ditore të NATO-s gjatë bombardimeve ndaj Serbisë. /INA/ /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi