Astro-Mjekësia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Astro-Mjekësia

Mesazh nga Vizitor prej Sat 23 Apr 2011 - 20:39

Astrologjia dhe mjekësia

Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë.

Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës.

Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores, ujorit, ose binjakëve. Aspektet e përputhshme në mes të mjekut dhe pacientit ofrojnë kurajë dhe mirëbesim të dyanshëm, derisa ato të papërputhshme mund të shkaktojnë aversion të dyanshëm.

Ndikimi i Hënës në shëndetin e njeriut

Pas Diellit, Hëna është trupi qiellor që ka ndikimin më të madh në organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat përputhet me kohëzgjatjen e Hënës lunare, ndërsa periudha e fillimit të frytit deri te lindja e tij, zgjat plot nëntë muaj.

Fazat e ndryshme të Hënës ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme e sidomos të krizave mentale. Pasi që Hëna është mbledhëse e energjisë së Diellit, ajo njëkohësisht është edhe transmetuese e kësaj energjie në trupin e njeriut.

Kur një person e ka Hënën e dobët në horoskop, atëherë ai person do të marrë më pak energji diellore dhe më lehtë u nënshtrohet sëmundjeve të ndryshme. Hëna ndikon në organet shumë të ndjeshme të trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra.

Po ashtu edhe shtatzënia, lindja dhe sistemi nervor drejtpërsëdrejti janë të lidhur me ndikimin e Hënës. Hëna ka ndikim edhe te trashëgimia gjenetike.

Shërimi nën ndikimin e Hënës

Në kohën e Ptolomeut, të pajtoheshe me operacion e të mos e analizoje mirë pozitën e Hënës, do të thoshte ta rrezikoje jetën personale.

Qysh në kohët e lashta njerëzit nuk operoheshin gjatë ditëve kur Hëna ndodhej në shenjën e bricjapit, sepse gjatë atyre ditëve dobësohet funksionimi i organizmit.

Po ashtu pacientët atëbotë nuk janë shëruar as gjatë ditëve kur mbi Tokë paraqitej Hëna e re, sepse gjatë këtyre ditëve besohej se ndodhin ndryshimet e mëdha atmosferike. Kjo praktikë vazhdon edhe sot.

Koha më e përshtatshme për shërim janë ditët kur Hëna është e pozicionuar në shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari.

Ndërsa nuk preferohet kurimi gjatë kohës kur Hëna është në perëndim e sipër për shkak të mundësisë së gjakrrjedhjes së madhe.

Mjekët që konsultohen me astrologji po ashtu nuk operojnë organet, apo pjesët e trupit gjatë kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës. P.sh. është shumë rrezik të operohet koka në kohën kur hëna është në shenjën e dashit...
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi