Teprica e lëngjeve shton 3 kilogramë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teprica e lëngjeve shton 3 kilogramë

Mesazh nga Vizitor prej Sun 24 Apr 2011 - 21:59


Te një e treta e njerëzve shtimi i peshës nuk është vetëm pasojë
e tepricës së indeve yndyrore, por edhe teprica e lëngjeve. Në disa
raste ajo tepricë e lëngjeve mund të shtojë edhe deri në tre kilogramë,
por më së shumti ndodh te femrat sesa te meshkujt.
Disa artikuj, siç është ushqimi i konservuar dhe ushqimet e tjera gjysmë të gatshme, mund të ndikojnë në mbetjen e ujit në trup.
Vlerësohet se: nëse personi në organizëm akumulon 100 gram kripë,
duhet patjetër të bartë 13 litra ujë. Kjo është një shtesë në peshën e
trupit prej afro 11 kilogramësh.
Është e sigurt se nuk na nevojitet kripa, përkatësisht natriumi, në sasi
të mëdha të cilat shumica i konsumojnë gjatë ditës. Natriumi në nivelin
e rrezikshëm nuk e shton vetëm kripa e hedhur në perime gjatë zierjes
apo përdorimi i matur gjatë ngrënies, por kripa e cila është e fshehur
në artikujt e paketuar gjysmë të gatshme, p.sh. në biskota, supa në
katrorka, keçapi, hamburgeri, suxhuku, proshuta, sallami apo peshku i
terur.../Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi