Uria gjatë shtatzënësisë shkakton trashjen e fëmijës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Uria gjatë shtatzënësisë shkakton trashjen e fëmijës

Mesazh nga Vizitor prej Sun 24 Apr 2011 - 22:11


Studimet ndërkombëtare kanë konfirmuar që dieta e shtatzënës drejtpërdrejt lidhet me mbipeshën e fëmijës.Nënat
e ardhshme nuk do të duhej të mbanin dietë, sepse një regjim i tillë i
ushqimit mund të çojë te ndryshimi i ADN-së së bebes në mitër, gjë që
shton rrezikun nga mbipesha në jetën e mëvonshme, pastaj edhe probleme
me zemrën dhe diabetin.
Të ashtuquajturat ndryshime epigjenetike i shkakton mbajtja e dietës
gjatë shtatzënësisë, i mundëson metabolizmit të bebes që të grumbullojë
më shumë yndyra, dhe kështu bëhet e shëndoshë.
Fëmijët e tillë deri në vitin e gjashtë i kanë rreth tre kilogramë më
shumë se moshatarët e tyre, dhe kjo në jetën e mëtejshme lehtë mund të
shkaktojë probleme me zemrën dhe diabetin.
Me hulumtimet e mëtejme do të provohet të zbulohet cili është shkaku i
vërtetë i këtyre ndryshimeve, a është fjala për mungesë të
hidrokarbureve apo është diçka tjetër. /Telegraf
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi