Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

Mesazh nga Vizitor prej Sun 24 Apr 2011 - 22:12


Dëmtim makular është një sëmundje që lidhet me moshën. Personat
me këtë sëmundje mund të shikojnë mirë në periferi, ndërsa në qendër
shohin njolla të verdha.
Shkencëtarët thonë tani se gratë e
reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje
nëpërmjet një diete të pasur me vitaminë D.
Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por
tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe
rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74
vjeç.
Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit
të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy, një nga autorët e studimit, thotë
se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo
ditë 720 njësi të vitaminës D. Marrja e vitaminës D aktualisht
rekomandohet 600 njësi në ditë.
Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se
në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si
qumështi, nënprodhimet e drithërave dhe veçanërisht peshku. Vetëm 100
gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D./VoA/Telegrafi/.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi