Facebook dhe depresioni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Facebook dhe depresioni

Mesazh nga Vizitor prej Sun 24 Apr 2011 - 22:15


Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke
filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve
diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe
rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në
Amerikë.
"Sa ‘miq’ ka fëmija juaj në Facebook? 100? 500? Më
shumë? Por çfarë ndodh nëse fëmija juaj ka vetëm 10 "miq"? Të mos kesh
besim në vetvete, të mos e ndjesh veten në një nivel me të tjerët, është
gjendje e vështirë kur je 14 vjeç.
Akademia Amerikane e Pediatrisë, nëpërmjet udhëzimeve të reja të
shpallura këto ditë, u bën thirrje mjekëve pediatër që të flasin me
adoleshentët - djem e vajza - dhe me prindërit e tyre rreth depresionit
të mundshëm të Facebook- ut.
Pavarësisht nëse ky lloj depresioni është tejzgjatje e depresionit të
zakonshëm, apo një gjendje e veçantë depresive, rreziqet e tij shihen
qartë. Numri i "miqve", statusi i përditshëm personal dhe fotografitë e
adoleshentëve duke u argëtuar, mund të tregojnë pjesë të realitetit të
një fëmije që rri i vetmuar në një cep të shkollës të mbushur me njerëz.
Nuk ka dyshim, se për shumë adoleshentë, Facebook ka edhe të mira;
ata zgjerojnë horizontin e tyre dhe forcojnë lidhjet shoqërore. Por për
fëmijët të prirë për depresion, fëmijët të cilët ndjejnë se "nuk janë
lartësinë e duhur", Facebook mund të ketë efekt të
kundërt./VoA/Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi