Birra dhe shëndeti, megjithatë shkojnë bashkë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Birra dhe shëndeti, megjithatë shkojnë bashkë

Mesazh nga Vizitor prej Sun 24 Apr 2011 - 22:16


Birra dhe shëndeti? Tingëllon e pabesueshme që birra dhe shëndeti mund të shkojnë bashkë?Se
birra dhe shëndeti janë aq të lidhura pak kush e di. Të gjithë ata që
pinë birrë mund të gëzohen, por jo edhe të dehen. Tashmë kemi thënë –
pozitivisht ndikon në shëndet vetëm nëse konsumohet në sasi të matura.
Birra ka pak kalori. Vlera e saj kalorike është e barabartë me atë që
ka qumështi. Është e pasur me vitamina, minerale, por edhe me
antioksidante. Kënaqja me një gotë birrë zvogëlon rrezikun nga
osteoporoza, por gjithashtu ndihmon që të mbani regjim të balancuar të
ushqimit.
Birra dhe shëndeti janë të lidhur edhe me një gjë – birra ndihmon
edhe në preventivën e sëmundjeve të zemrës, sepse është e pasur me
vitaminën B6. Vitamina B6 pengon grumbullimin homocisteinës, për të
cilën konsiderohet se shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së zemrës.
Edhe njëherë po themi se assesi nuk duhet tepruar. Gjatë ditës mund të pini më së shumti dy gota birrë. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi