Rexhepi: Nuk e heq asnjë presje

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rexhepi: Nuk e heq asnjë presje

Mesazh nga Vizitor prej Thu 28 Apr 2011 - 1:55


Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, nuk tërhiqet nga ajo që ka deklaruar për EULEX-in.Ai
ka treguar se ka pasur një bisedë sqaruese me zëvendësshefin e
EULEX-it, Andy Sparkes, por nuk i bie pishman pse ka deklaruar se “nuk
ka hair prej EULEX-it”.
“Nuk heq as pikë, as presje nga ajo që kam thënë”, i tha Rexhepi, gazetës Express.
“S’ka hair prej EULEX-it. Zot ruana prej tyre”, është shprehur
ministri i Punëve të Brendshme, në një intervistë, publikuar një ditë më
herët, në Kohën Ditore, duke folur rreth situatës në veri të vendit.
Deklaratat kanë nxitur reagimin e zëvendësshefit të EULEX-it,
Sparkes. “Unë do ta takoj z. Rexhepi së shpejti dhe do të kërkoj sqarim
për fjalët e tij, si dhe cilat janë argumentet që ka për këtë”, ka thënë
Sparkes, në një konferencë për gazetarë. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi