Kuçi: Ndarja nuk do të përfundonte me Kosovën

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuçi: Ndarja nuk do të përfundonte me Kosovën

Mesazh nga Vizitor prej Thu 28 Apr 2011 - 21:10


Ndarja e Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë temë diskutimi
me Serbinë, thonë zyrtarë të Qeverisë në Prishtinë. Sipas tyre, një
opsion i tillë, që nga zyrtarët serbë këto ditë është përfolur si një
nga zgjidhjet që mund të dalë nga procesi i bisedimeve, nuk do të ndalej
vetëm me rishikimin e kufijve të Kosovës, pasi që do të përfshinte edhe
rishikimin e kufijve të vendeve tjera në Ballkan.
Sipas
zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, dialogu Kosovë - Serbi, mes
tjerash, ka si qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërfqinjësor, që i
përafron vendet me BE-në. Kurse, opsionet e ndarjes që janë përmendur
këto ditë disa herë nga zyrtarët në Beograd, sipas Kuçit, nuk vijnë në
konsiderim që të diskutohen.
“Çështja e ndarjes nuk është çështje që ne do ta diskutojmë dhe pala
kosovare nuk ka një qëllim të tillë. Ne kemi menduar që njohja reciproke
e secilit shtet veç e veç, respektimi i tërësive territoriale të njëri -
tjetrit, respektimi i komuniteteve pakicë kudo që jetojnë me
identitetet e tyre dhe integrimi në BE, është zgjidhje e mirë”, ka thënë
Kuçi për Radion Evropa e Lirë.
Çdo nismë për rishikimin e kufijve nuk mund të përmbyllet vetëm me
Kosovën, vijon Kuçi. Hapja e kësaj teme, nënvizon zëvendëskryeministri
Kuçi, nuk do të ishte në interesin e rajonit dhe popujve që jetojnë në
këto shtete.
“Prishtina nuk është pjesë e atyre bisedimeve dhe nëse do të ketë
bisedime të tilla, po e them nën thonjëza, me siguri se aty atëherë nuk
do të flitej për ndarjen Kosovë - Serbi, por do të kishim më shumë
vende, më shumë shtete. Dhe, unë nuk besoj që është interesi, as i
rajonit, as i bashkësisë ndërkombëtare, por as i popujve veç e veç”,
deklaroi Kuçi. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi