Limoni, thesari që kuron sëmundjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Limoni, thesari që kuron sëmundjet

Mesazh nga Geri prej Tue 12 May 2009 - 19:54



Të pafundme janë edhe përdorimet e tij në lidhje me shëndetin dhe ushqimet.

Vlerat kurative


Limoni veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër
hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i
frutit të limonit.
Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme,
thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C. Në
temperaturën e
zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu,
kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit.
Freskues
Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues në prodhimin e
limonadës, në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe të kuzhinës shtëpiake.
Limoni përdoret për
përgatitjen e limonatave, sikurse portokalli e mandarina. Vaji eterik i
lëvozhgës përdoret për prodhimin e ujit të kolonjës. Nga lëngu i
limonëve
prodhohet acid citrik (limontoz). Nga frutat e prera ose vetëm nga
lëvozhgat e limonit prodhohet reçel aromatik i cilësisë së mirë, por
reçeli mund të
përgatitet edhe nga lulet e tij etj. Frutat e limonit përmbajnë acid
askorbinik (vitaminë C), vitamina P, B dhe karotinë, acid citric,
sheqer dhe në
lëvozhga ka vaj eterik.

Gripi


Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të
madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha
agrumet,
frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër
sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën.
Efekt
të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat. Limonat
konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga
të gjithë.
Në gjendje gripale dhe me temperaturë, personat e rritur mund të
përdorin këshillën praktike që vijon.
Merret një kokërr limon dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Aty
shtohet edhe një filxhan me raki rrushi të ngrohur më parë dhe
përzihen. Thërmohen
dhe hidhen në gotë 1-2 kokrra aspirinë. Lëngu i përgatitur pihet
njëherësh i ngrohtë, 2-3 orë para ose pas buke.

Tretës


Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe
nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto
raste
përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në
gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit
përdoret me
efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa sheqer. Rezultate të
mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të
mukozës së
gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash.
Bajamet
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të
bajameve. Në këto raste këshillohet të përgatitet kjo kurë.
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim
të gjerësisë dhe të dyja gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa

ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dyja gjysmat,
të ngrohta, vihen në të dyja anët e qafës, në vendet mbi bajamet,
lidhen me
garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3
ditë, në darkë para gjumit.

Mëlçia


Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon.
Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet
lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe
një lugë
gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e dobësuar,
ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit dhe të
shëndetit të
tyre. Këshilla e përmendur jep rezultate të mira kundër sëmundjes së
verdhëzës.
Temperatura
Limoni bën mirë edhe për uljen e temperaturës. Limonoterapia ndikon në
ripërtëritjen dhe vetëpastrimin e përgjithshëm të organizmit nga
kripërat e
kristalizuara. Ai zgjat jetën dhe gjallëron mendimin. Limoni ka veti të
mira diuretike. Lëngu i tij përdoret me efekt në luftimin e gurëve të
veshkave
dhe të fshikëzës urinare. Për këtë qëllim duhen konsumuar 2-4 kokrra
limoni çdo ditë për një periudhë prej 1-3 muaj. Edhe lëvozhga e frutave
(lëkura)
ka gjetur mjaft përdorime. Ajo përmban vaj esencial, alkoole të
ndryshme, vitaminë A, B1 etj. Vaji esencial ka aftësi për të vrarë
bakteret, si dhe
për të ndaluar veprimtarinë e tyre.

Reumatizma

Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet ta
përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton
aciditetin dhe
dëmton stomakun. Kundër reumatizmës përdoret me efekt këshilla e
mëposhtme: Merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa hequr
lëvozhgën, grihen në
rende. Brumi i fituar, pasi i shtohet 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet
esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë
për 20-30
ditë. Reumatikët dhe artritikët mund ta përdorin me rezultate shumë të
mira mjekimin me limona.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi