Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë I

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë I

Mesazh nga Vizitor prej Fri 29 Apr 2011 - 23:07

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë I



Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është
roli juaj unik në këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e
kush dashurinë. Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera,
për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë
përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti. Një gjë duhet
kuptuar mirë, astrologjia nuk i mohon këto shpjegime - mirëpo çdoherë ka
kërkuar dhe kërkon më shumë - kërkon të dijë se cili është roli i
njeriut në këtë botë dhe se në çfarë forme është i lidhur mikrokozmosi i
brendshëm i tij me makrokozmosin që e rrethon atë. Pra, astrologjia
është metodë shumë e përparuar e vetënjohjes. Më ndihmën e saj ne jemi
në gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmë potencialet tona, duke iu
përshtatur energjive të planetëve në planin shpirtëror, mental, emotiv
dhe fizik. Imazhi i pozitave të planetëve në momentin e lindjes së një
personi është, në të vërtetë, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht
ID-ja e tij e përhershme. Karakteri i njeriut, por edhe momentet e
ndryshme të evoluimit në jetën e tij, janë të dhëna të marra nga
ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.


Çfarë është raporti i njeriut me Universin?
Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?
Si ndikon astrologjia në vullnetin e lirë?


T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të fillosh një rrugëtim
drejt vetënjohjes dhe vetëkuptimit. Astrologjia është një vegël antike
që ju mundëson të vetënjiheni, vetinformoheni dhe vetëtransformoheni.
Astrologjia ju shpie drejt kuptimit më të madh të asaj se kush në të
vërtetë jeni dhe si mund të rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni
aftësitë tuaja. Së fundi, nëpërmjet vetëkuptimit që e promovon,
astrologjia ka kapacitet të ndikojë në shpirtin e njeriut dhe ta mbajë
gjallë atë.

Të gjitha gjërat lëvizin. Sikundër që Toka sillet rreth boshtit të vet
brenda 24 orëve, po ashtu edhe planetët e tjerë lëvizin me shpejtësi të
ndryshme në orbitën e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka të bëjë
me marrëdhëniet ndërmjet këtij kozmosi të madh që na rrethon dhe
kozmosit brenda secilës qenie njerëzore. Energjitë e njëjta që
funksionojnë rreth jush në univers, po ashtu veprojnë edhe brenda jush:
ato reflektojnë, formojnë dhe ndikojnë në botën tuaj të brendshme.

Çka është horoskopi?

Origjina e fjalës horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, që do të
thotë “shenjë e ngritur mbi horizontin lindor në një moment të
caktuar”. Horoskopi më i vjetër i ruajtur deri sot, daton nga viti 410
para erës sonë.

Horoskopi, ose harta jetësore, është imazh ose diagram që prezanton orën
e ndalur kozmike në momentin kur keni lindur, pra imazh që shpërfaq
pozicionin e planetëve në atë moment. Lëkundjet planetare, ose energjitë
që kanë vepruar në momentin kur keni lindur, janë unike. Horoskopi
është projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti
juaj kozmik.

Sidoqoftë, trupat qiellorë nxisin, por nuk largojnë: një kuptim i
energjive planetare që operojnë në jetën tuaj ju lejojnë të jeni në
kontroll dhe t’i përdorni këto energji me mençuri, për suksesin dhe
evoluimin tuaj personal.

Për çka shërben astrologjia?

Astrologjia është një vegël që ju mundëson përparimin personal dhe që ta
përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Sot, miliona njerëz në botë,
kërkojnë t’u punohet harta e jetës për t’i vjelë të mirat e ditës dhe
për t’i shfrytëzuar mundësitë që ua ofrojnë planetët.
Një shpjegim më i avancuar na thotë se ndryshimet dhe përparimet janë
mësimet që duhet t’i marrim në një kohë të caktuar të jetës dhe kështu
mund t’i përballim sfidat, periudhat e vështira dhe ta rrisim qenien
tonë shpirtërore.

Asnjë mashkull ose femër nuk e sheh veten sikur i shohin të tjerët dhe
shpesh ndodh që para njerëzve të tjerë ata të shfaqin paragjykimet për
vetveten, por pyetja e vërtetë është – a dëshironi të bëheni më të
vetëdijshëm, t’i pranoni vetitë e këqija dhe të filloni t’i zhvilloni
vetitë e mira? Astrologjia ju mëson ta njihni veten më mirë dhe si të
jetoni në harmoni me të tjerët rreth jush, sidomos me partnerin ose
familjarët. Për këtë shkak është i nevojshëm krahasimi i horoskopëve të
njerëzve.

Astrologjia: Shkencë, ose art?

Mund të thuhet se astrologjia është edhe shkencë, edhe art. Astrologjia
studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, që burojnë
nga trupat qiellorë. Përpilimi i një harte jetësore (horoskopi) është
punë që kërkon llogaritjen e saktë të çdo faktori. Ndërsa arti i
astrologjisë gjendet në aftësinë e astrologëve për ta sjellë një kuptim
të duhur psikologjik, shpirtëror dhe human për mënyrën se si energjitë
kozmike ndikojnë mbi jetën tonë.

(AE) /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi