BE-ja shkel Pakon e Ahtisaarit

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

BE-ja shkel Pakon e Ahtisaarit

Mesazh nga Vizitor prej Fri 29 Apr 2011 - 23:23


BE-ja ka konfirmuar se Piter Feith prej të shtunën nuk do të
jetë përfaqësues i posaçëm i saj në Kosovë. Maja Kocijancic, zëdhënëse e
përfaqësueses së larë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri,
Catherine Ashton ka thënë se “në mes të shteteve anëtare janë duke u
zhvilluar konsultimet lidhur me përforcimin e pranisë së BE-së në
Kosovës, duke pasur parasysh Traktatin e Lisbonës dhe agjendën e BE-së
për Kosovën.
Por, diplomatët e vendeve anëtare në BE pranojnë
se është krijuar një konfuzion i madh rreth pranisë së BE-së në
Kosovës, përfshirë edhe vakuum në krye të shefit të misioneve të cilat
janë ende të padefinuara.
Prej të shtunës, siç shkruan Koha Ditore, BE-ja mbetet për
përfaqësues të posaçëm në Kosovë dhe me këtë shkelet Pakoja e
Ahtisaarit, e cila thotë se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO) dhe i
dërguari i posaçëm i BE-së duhet t’i ketë të dyja fuqitë. Por, BE-ja
asnjëherë nuk e kishte pranuar Pakon e Ahtisaarit.
Ndërkohë, BE-ja formalisht ende nuk ka caktuar pasardhësi i Pieter Feithit dhe nuk ka shef të Zyrës Ndërlidhëse. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi