Qeveria e Kosovës uron SHBA-të për vrasjen e Bin Ladenit

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qeveria e Kosovës uron SHBA-të për vrasjen e Bin Ladenit

Mesazh nga Vizitor prej Mon 2 May 2011 - 4:53


Qeveria e Kosovës ka përgëzuar forcat amerikane për operacionin e
suksesshëm dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist të Al Qaidas,
Osama Bin Laden shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit,
jo vetëm për popullin amerikan, mirëpo për të gjithë popujt e botës të
cilët e duan lirinë dhe paqen.
“Në këtë moment kthese,
populli i Kosovës ndan me popullin amerikan ndjenjën e shpresës dhe
solidaritetit për një jetë me të sigurt dhe më paqësore”, thuhet në
njoftimin e Qeverisë.
Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo ngjarje është një moment i përkujtimit
për të gjitha jetërat e humbura në luftë kundër terrorizmit, dhe një
moment i shpresës se e mira do të ngadhënjejë mbi të keqën. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi