Eurovizioni njeh Kosovën

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Eurovizioni njeh Kosovën

Mesazh nga Vizitor prej Mon 2 May 2011 - 7:59

Eurovizioni njeh Kosovën

PRISHTINE-Unioni
Radiodifuziv i Evropës (EBU), organizatori i Eurosong, ka pranuar pjesëmarrjen e
Kosovës në garat Eurovision Young Dancers që do të mbahen në Oslo më 24 qershor,
siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, edhe pse Radio Televizioni i Kosovës nuk është
anëtar i kësaj organizate.
Për këtë shkak në listën e pjesëmarrësve në këtë
garë nuk ka përfaqësues të Serbisë, edhe pse Radio Televizioni i Serbisë është
anëtar me të drejta të plota të EBU.
Sipas kësaj gazeta serbe, ndër 10
garuesit nuk do të jetë askush nga vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë
e Kosovës, përpos Greqisë.
Drejtori gjeneral i RTS-së, Aleksander Tijanic,
në një deklaratë për “Kurir” thotë se reagimi i servisit tonë publik është i
logjikshëm. “Ne kemi vetëm një votë në EBU, kështu që nuk mundemi që vetëm të
marrim vendime. Për reagimin tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë garë,
mjaftueshëm flet fakti që Serbia nuk gjendet në listën e pjesëmarrësve”, thotë
Tijanic.
Sipas “Kurir”, ky rast nuk është për herë të parë. Në gjysmëfinalen
e parë të Eurosongut 2010 në Oslo, para paraqitjes së përfaqësuesit serb Milan
Stankoviq, në panoramën me kontura të Serbisë nuk ka qenë Kosova, por kufijtë e
Serbisë kanë qenë të mjegulluara. Kështu që, Kosova ka qenë e pamundshme të
vërehet.
Justin Ebenek, anëtar i ekipit, i cili ka realizuar Eurosongun
2010, ka deklaruar atëherë se Norvegjia si mikwpritws nuk ka guxuar të paraqesë
Kosovën në përbërje të Serbisë, pasi ky shtet ndër të parët ka njohur pavarësinë
e saj.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi