Çfarë ndodh kur ne qeshim?

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çfarë ndodh kur ne qeshim?

Mesazh nga Vizitor prej Thu 5 May 2011 - 20:36


Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme.
Njerëzit që besojnë në të mirat që sjell e qeshura thonë që ajo është si
një stërvitje e lehtë dhe mund të ofrojë disa nga avantazhet e njëjta
që sjell edhe stërvitja.
Kur qeshim ne ndryshojmë
psikologjikisht; tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe
presioni i gjakut rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke dërguar më
shumë oksigjen në indet tona.
Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme.
Kombinoni të qeshurën dhe lëvizjen (të valëvitni dorën); kjo është një
mënyrë e shkëlqyer të përmirësoni rrahjet e zemrës.
Një pionier në kërkimet për të qeshurën, William Fry, pretendonte se,
i duheshin 10 minuta mbi një makinë qepëse që rrahjet e zemrës së tij
të arrinin në të njëjtin nivel rrahjesh pas 1 minute të qeshure me të
madhe. Dhe duket se e qeshura gjithashtu djeg kaloritë.
Një studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të
vogël në të cilin ai mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të
qeshurës. Doli se, gjatë një qeshjeje 10-15 minuta digjen 50 kalori.
Ndërsa rezultatet janë intriguese, mos jini shumë të nxituar që ta bëni
rutinë. Një copë çokollatë ka rreth 50 kalori; në nivelin e 50 kalorive
në orë, të humbisni 500 g do t'ju duheshin rreth 12 orë e qeshur e mirë!
/Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi