Cefalea dhe migrena

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Cefalea dhe migrena

Mesazh nga Vizitor prej Thu 5 May 2011 - 20:38

Shpesh, për të treguar një dhimbje të zakonshme të kokës,
përdoren termat cefalea dhe migrenë, por në realitet termat shprehin dy
situata të ndryshme.
Me cefalea kuptohet çdo lloj dhimbjeje
që i referohet kokës dhe shkaktohet nga disa patologji, si: traumat,
temperatura që vjen si pasojë e sëmundjeve infektive (gripi), sforcimeve
pamore që vijnë si pasojë e shqetësimeve të shikimit, pezmatimit të
inedeve trunore apo meningjitit, të nxehtit etj. Me t'u gjetur faktori
shkaktues dhe me t'u përdorur masa e duhura për rastin, cefalea sprapset
plotësisht.
Me migrenë kuptohet një sindromë e karakterizuar nga një dhimbje e
lokalizuar në gjysmën e kokës. Është një sindromë, shkaku i së cilës
mbetet i panjohur. Dihet që godet njësoj të rriturit dhe fëmijët dhe që
ekziston një prirje familjare.
Prindërit që vuajnë nga migrena kanë probabilitet të lartë të kenë fëmijë që vuajnë nga migrena. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi