Çka tregojnë rrahjet e zemrës?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çka tregojnë rrahjet e zemrës?

Mesazh nga Vizitor prej Thu 5 May 2011 - 20:39


Sipas një lajmi të botuar në Mayo Clinic mesatarja e rrahjeve të
zemrës në minutë për një njeri është 60-100 rrahje. Specialistët
shpjegojnë se shpejtësia e ulur e rrahjeve të zemrës tek një njeri i
shëndetshëm tregon për një funksionim jo të mirë të saj.
Duke
ditur shpejtësinë e rrahjeve të zemrës mund të informoheni rreth
shëndetit të zemrës suaj dhe të parandaloni sëmundjet e mundshme. Nën
shpejtësinë e ulur apo të ngritur të rrahjeve të zemrës mund të fshihet
një problem. Prandaj nëse rrahjet e zemrës suaj janë nën 60 apo mbi 100
duhet të shkoni menjëherë tek doktori.

Për të matur rrahjet e zemrës mjafton të kontrolloni pulsin. Mbajeni
dorën të hapur ndërsa dy gishtat e dorës tjetër veçanërisht gishtin e
madh të dorës vendosini mbi kyç. Ose mund të vendosni tre gishtërinjtë
tek qafa , nga ana e tubit të frymëmarrjes. Kur ta ndjeni pulsin
numëroni rrahjet e zemrës për 10 sek.
Ndërsa kryeni këta praktika mos harroni që faktorët e mëposhtëm
ndikojnë tek rrahjet e zemrës: niveli i aktivitetit, shkalla e
ushtrimeve, temperatura e mjedisit, mënyra e qëndrimit (p.sh qëndrimi në
këmbë apo shtrirë), ndjenjat, emocionet, gjerësia e trupit, përdorimi i
ilaçeve te ndryshme. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi