Basha kryeson me 231 vota

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Basha kryeson me 231 vota

Mesazh nga Vizitor prej Tue 10 May 2011 - 1:58


Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka
kaluar me 231 vota në avantazh kundrejt kandidatit të opozitës Edi
Rama.
Në Tiranë janë numëruar 181 kuti votimi nga 485 kuti
votimi. Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se kandidati
i mazhorancës Lulzim Basha kryeson me 46110 vota kundrejt kandidatit të
opozitës Edi Rama me 45879 vota.
Ndërkohë Partia Socialiste ka fituar bashkinë e Kavajës, bastion I
Partisë Demokratike, ku kandidati i Partisë Socialiste Elis Roshi ka
dalë fitues me rreth 6008 vota përballë kandidatit të Partisë
Demokratike, Refik Rrugia me 5128 vota.
Edhe në Pogradec ka fituar PS-ja me Artan Shkëmbin, me 7580 vota kundrejt Topçiut me 5837 vota.
Ndërsa PD-ja ka fituar bashkinë e Librazhdit ku Shefki Çota ka fituar
me 2311 vota kundrejt Enver Koçit me 1727 vota./Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi