Policia shqiptare nuk njeh dokumentet e Ambasadës së Kosovës

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Policia shqiptare nuk njeh dokumentet e Ambasadës së Kosovës

Mesazh nga Vizitor prej Sun 15 May 2011 - 0:36


Policia kufitare shqiptare në Portin e Durrësit ka kthyer një
familje shqiptare nga Kosova në drejtim të Italisë, pasi që ato kishin
hyrë në kufirin shqiptar përmes tragetit të Barit.
Arsyeja e
kthimit ishte se çifti bashkëshortor dhe dy fëmijët e tyre që ishin nga
Kosova kishin mbërritur në Durrës me pasaporta të skaduara, por me
dokumentacione të rregullta valide të lëshuara nga Ambasada e Kosovës në
Romë, e cila me këto leje i mundësonte familjes që të shkonte në Kosovë
dhe të pajisej me pasaporta të rregullta, raporton agjencia INA.
Por, skandali ka pasuar kur policët kufitar shqiptar kanë refuzuar
këto dokumentacione dhe pas disa orëve të mbajtjes së tyre kanë
urdhëruar që kjo familje të kthehet prapa në Bari të Italisë, duke mos i
lejuar që tranzit të kalojnë në Kosovë.
Familja është kthyer në portin e Barit dhe është marrë nën
mbikëqyrjen e policisë italiane, e cila ka vlerësuar si skandaloz
veprimin e policëve kufitar shqiptar. Një nga policët italian në port ka
thënë se familja kosovare aq më tepër është dënuar me një gjobë prej
katër mijë eurove, vetëm pse ka hyrë pa pasaporta të rregullta të hyjë
në territorin shqiptar.
Mario Levante Sommaria, shef i policisë kufitare ka deklaruar se
është tejet i zemëruar mbi sjelljen e policisë kufitare nga Shqipëria e
cila ka kthyer këtë familje. Ai ka theksuar se prapë së prapë ata do të
ndihmojnë çdo familje kosovare që do të ballafaqohet me probleme të
kësaj natyre.
Familjes së kthyer nga Shqipëria i është ofruar ndihma personale nga
disa kufitarë, duke ofruar atyre vendin për fjetje si dhe ushqimin. Po
ashtu policia kufitare nga Bari ka kontaktuar ambasadorin e Kosovës mbi
këtë veprim të kufitarëve të Shqipërisë dhe njëherësh ka kërkuar
personalisht nga ai që të kërkon nga Qeveria e Kosovës që të zgjedh këtë
problem me Shqipërinë. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi