Rusia presion Kenias për Kosovën

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rusia presion Kenias për Kosovën

Mesazh nga Vizitor prej Sun 15 May 2011 - 0:37


Rusia është duke bërë presion mbi Keninë që të mos e njoh
pavarësinë e Kosovës. Mediat keniane raportojnë se ministri i Punëve të
Jashtme të Kenisë, George Taitoti është takuar të shtunën me homologun e
tij rus, Sergei Lavrov në Hotelin Interkontinental në kryeqytetin
Nairobi.
Kjo vizitë bëhet vetëm disa ditë pasi ministri
kenian Taioti, kishte deklaruar se ky shtet i madh afrikan së shpejti do
të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmetoi Zhurnal.
Ky kishte premtuar se së shpejti do të zhvilloj bisedime me qeverinë
për njohjen e Kosovës. Gjatë kësaj vizite Qeveritarë të lartë nga Kenia
kanë premtuar se së shpejti do të fillojnë marrëdhënie diplomatike mes
Kosovës dhe Kenisë.
Por në takimin e së shtunës, ministri rus, Lavrov, i ka thënë
homologut të tij kenian se në rast se ky shtet e njeh pavarësinë e
Kosovës, atëherë marrëdhëniet jo vetëm politike, por edhe ekonomike
ndërmjet Rusisë dhe Kenisë, do të dëmtohen rëndë.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, ambasadori rus në Keni, ka
theksuar se ”Rusia nuk do ta njohë Kosovën dhe se këtë qëndrim do mbajë
edhe më tutje”, duke bërë përpjekje që edhe Keninë ta ndalojë ta bëjë
këtë.
Sipas mediave keniane, zyrtarët qeveritarë kanë “ngrirë” çështjen e
njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se një “armiqësi” me
Rusinë do të sillte një krizë dhe varfëri më të lartë në tërë shtetin. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi