Arrestohen dy sekseserët e mjekësisë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arrestohen dy sekseserët e mjekësisë

Mesazh nga Vizitor prej Sun 15 May 2011 - 0:41


Dy persona të akuzuar si sekserë të pedagogëve të Fakultetit të
Mjekësisë u arrestuan të premten nga Policia e Tiranës me urdhër të
Njësisë Task-Forcë Antikorrupsion.
Shtetasi Kreshnik Cami,
kamerier në një lokal pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe Bujar Luga,
punonjës i Fakultetit të Mjekësisë, akuzohen se kanë kryer veprën penale
“ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione
publike”.
Arrestimi i dy të dyshuarve u bë pasi Gjykata e Tiranës, me kërkesë
të Prokurorisë, vendosi masën “arrest me burg” në mungesë ndaj dy të
akuzuarve. Ata akuzohen se duke ndërmjetësuar me studentët, kanë marrë
shuma parash nga studentët me premtimin se do t’u jepeshin pedagogëve.
Sipas Prokurorisë, në dy raste të arrestuarit kanë marrë nga 50 euro
për dy provime, ndërsa më vonë ata u kanë marrë studentëve “të
interesuar”, edhe për tri provime të tjera, shumën prej 5 mijë lekë të
reja për çdo lëndë.
Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës ka nisur hetimet në fund
të janarit 2011 dhe, pas pesë muajsh hetime, dy të dyshuarit janë vënë
në pranga. Është e paqartë nëse do të hetohen edhe pedagogët që kanë
marrë ryshfet, raportoi Panorama. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi