Me ushqim shmangni alergjinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Me ushqim shmangni alergjinë

Mesazh nga Vizitor prej Sun 15 May 2011 - 0:50


Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të
zbuten me anë të ushqimit: duhet shmangur disa ushqime, ndërsa konsumimi
shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë.
Është
me rëndësi që të eliminohet proceset inflamatore në organizëm. Kështu,
nëse jeni alergjikë në myk, mendoni për ushqimin pa tharm. Shmangni
ushqimet e fermentuara, djathërat e vjetër dhe myshqet.
Gjatë sezonit të rritjes së barit, që t’i ikni kongjestionit,
kufizojeni sasinë e qumështit dhe produkteve të tij, pastaj drithërave,
duke përfshirë misrin, grurin, tërshërën, thekrën dhe orizin.
Sheqernat e rafinuar, mielli i bardhë dhe ushqimi i proceduar, mund
të jenë nxitës të proceseve inflamatore, prandaj shmangni ato sa më
shumë që mundeni.
Po ashtu, është mirë që të largoni ushqimet që kanë veprim me
alergjenët. Prandaj, gjatë këtij sezoni duhet të shmanget selino,
karota, molla, patatja, dardha, produktet arrore, kopra, majdanozi etj.
Ndërkohë, sipas ekspertëve, konsumimi shtesë i vitaminave dhe
mineraleve, mund të ndihmojë. Prandaj rekomandohet marrja e vitaminave
D, C, A, B12, B5 dhe magnezit. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi